Arkiva e lajmeve
                   

14.04.2009

14. prill 2009.

Përmes programit të USAID-it i cili zbatohet në komunat e Serbisë Jugore, vitin  e kaluar ndihmë prej 195.000 dolarëve kanë marrë 14 sipërmarrje të vogla të cilat merren me prodhimet ushqimore dhe me shërbime të cilat kanë të punësuar 121 punëtorë. Fjala është për sipërmarrjet nga Presheva dhe Bujanoci.

,,Me realizimin e këtij projekti do të vazhdojmë edhe këtë vitë ku do të zgjerojmë aktivitetet tone si në: Medvegjë, Kurshumli, Bojnik, Lebane si dhe në disa komuna tjera. Për ndihmën e biznesit privat, në bazë të ideve dhe projekteve të dorëzuara, kemi planifikuar mjete stimuluese në sumë prej 200.000-300.000 dollarë- deklaroi sot Rexhep Ilazi, menaxher I zyres së programit të USAID-it, në Vranjë.