Arkiva e lajmeve
                   

14. dhjetorë 2009

14. dhjetor 2009.

Qendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore dhe agjensioni Regjional informativ JUGpress sot ora 12 në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc organizojnë tribunën ku temë e biseddës do të jetë formimi i Këshillit Nacional të Shqipëtarëve dhe regjistrimi i partive politike të pakicave kombëtare.

Tribuna organizohet në suaza të ciklit ,,Kosova nga ana tjetër, qka pas konfliktit’’. Në këtë tribunë do të marrin pjesë, ndihmësministri për të drejtat njerëzore dhe pakicave kombëtare, Petar Antiq,  sekretari shtetërorë pranë ministrisë së pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale, Dushko Radakoviq, kryeshefi i zyres së OSBE-së në Bujnanoc Jerun De Vries dhe kryetari i partisë Unioni Demokratik i Luginës, Rahmi Zulfiu.

Temat për të cilat do të bisedohet në këtë tribunë përfshijnë formimin e Këshillit Nacional, regjistrimin e partive politike të pakicave kombëtare dhe kyqjen e tyre në proceset zgjedhore dhe në institucionet shtetërore.
Ky projekt përkrahet nga ambasada britanike, zgjatë gjashtë muaj, ndërsa tribunat organizohen njëherë në muaj në Bujanoc.