Arkiva e lajmeve
                   

13.2.2010.

13. shkurt 2010.

Mbrojtësi i qytetarëve të Serbisë Sasha Jankoviq deklaroi dje në Medvegjë se numri më i madh i ankesave të qytetarëve që vijnë nga kjo komunë dhe komunat e Preshevës dhe Bujanocit i përket administrimit jo të mirë.
,,Qytetarët në Serbinë jugore ankohen në anashkalimin e të drejtave të pakicave, në problemet e tyre sociale dhe ekonomike, ndërsa janë të shpeshta ankesat e punëtorëve të cilët në sipërmarrjet e privatizuara nuk munden t’i realizojnë të drejtat e tyre’’, ka thënë Sasha Jankoviq.
Në bazë të ankesave për realizimin e të drejtave të pakicave, Jankoviq ftoi Shqipëtarët që të formojnë Këshillin Nacional. ,,Nëse dëshirojnë që të tjerët mos të administrojnë me problemet e tyre të përditshme, sidomos atyre problemeve që i përkasin të drejtave nacionale, atëher zgjidhja është formimi i Këshillit Nacional’’, potencoi Sasha Jankoviq.