Arkiva e lajmeve
                   

100 LEJE NË NJË VEND:PLATFORMA E RE DIGJITALE “E- LEJA”

12. dhjetor 2019.

Zyrja për IT dhe e-administrata e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Projekti për përmirësimin e mjedisit të biznesit në Serbi,  zbatuar nga Korporata ndërkombëtare e financave (IFC), anëtar e grupit të bankës botërore, me mbështetjen e fondit për administrim të mirë në Mbretërinë e bashkuar dhe ambasadën Britanike në Beograd, kanë paraqitur një platformë të re digjitale të e-lejës për dhënien e lejeve,liçencave dhe pëlqimin për ndërmarësi.

Falë platformës së re dighitale, 100 procedura do të digjitalizohen në fazën e parë: 30 në gjysmën e parë të vitit 2020 dhe 70 të tjera deri në fund të vitit 2020, që do të sjellin kursime të mëdha si në kohë ashtu edhe në para për ekonominë dhe vendin.

Për më tepër, ajo që është shumë e rëndësishme për ekonominë dhe shtetin është që në të ardhmen, platforma e re e-Lejeve  do të integrojë shërbimet ekzistuese dhe do të rritet në një platformë gjithëpërfshirëse  për dhënien e vendimëve elektronike. Falë platformës së re, shteti do të jetë në gjendje të digjitalizojë procedurat e ndryshme administrative në të ardhmen.

Për ekonominë sot, në shumicën e kohës çdo proces administrativ nënkupton kalimin nga një shalter në tjetrin shalter . Disa nga procedurat janë digjitalizuar pjesërisht dhe mund të bëhen në internet - përmes shërbimeve digjitale, ndërsa disa faza, të tilla si paraqitja e pagesave ose marrja e një vendimi, akoma kryhen në shalter.

Platforma e re do të lejojë që i gjithë procesi i marjes së vendimeve të digjitalizohet plotësisht, si për përdoruesit ashtu edhe për institucionin që lëshon një vendim të caktuar. Platforma e re do të lejojë aplikim elektronik të kërkesave, pagesën elektronike dhe përdorimin e një nënshkrimi elektronik, ndërsa autoritetet përgjegjëse për një procedurë të veçantë do të kenë qasje elektronike në të dhënat zyrtare.

Falë softuerit më bashkëkohor për vendime të menagjimit të procesit të biznesit, të siguruar nga zyra për IT dhe e -administrata, marrja dhe verifikimi i të dhënave do të bëhet automatikisht  duke shkëmbyer të dhënat me regjistrat zyrtarë, duke çuar në shkurtim të ndjeshëm të afateve. Të gjitha palët do të kenë mundësinë të monitorojnë statusin e të gjithë procesit, i cili, me afate të përcaktuara do të zvogëlojë pasigurinë e mundshme në të gjitha fazat e procedurës. Rezultati i procedurës do të jetë lëshimi i një vendimi elektronike, e cila në të njëjtën kohë do të jetë në dispozicion të përhershëm në formë elektronike për përdoruesit dhe autoritetet shtetërore kompetente.

Sa më shumë procedura të përfshihen në servis, krijimi i shërbimeve të reja do të jetë më i mirë dhe më i shpejtë, për shkak të formimit të regjistrave të rinj dhe shkarkimit automatik të të dhënave

Qëllimi i projektit tre-vjeçar për përmirësimin e mjedisit të biznesit në Serbi, i zbatuar nga Korporata ndërkombëtare e financave (IFC), anëtare e Grupit të bankës botërore në bashkëpunim me qeverinë e Serbisë, dhe me mbështetjen e Fondit për administrim  të mirë të Mbretërisë së bashkuar dhe ambasadës Britanike në Beograd, është ulje e barës administrative për ekonominë , duke thjeshtuar 1,750 procedura administrative - licenca, leje, miratime dhe procedurat e tjera, duke mundësuar licencimin elektronik të 100 licencave dhe eliminimin e praktikave që ndikojnë negativisht në konkurencën. Pritet rreth 600 leje, miratime dhe pëlqime të thjeshtësohen.

Burimi: Poslovno jutro dhe Trupi koordinues