Arkiva e lajmeve
                   

10.06.2010.

10. qershor 2010.

ZGJEDHJET PËR KËSHILLA NACIONALE KALUAN NË MËNYRË TË RREGULLT

Zjedhjet e para për Këshillat Nacionale të pakicave kombëtare të cilat janë mbajtur të dielën më 6 qershorë kanë kaluar në mënyrë të rregullt dhe nuk ka nevojë në përsëritjen e tyre në asnjë njësi zgjedhore, deklaroi dje kryetarja e komisionit zgjedhorë Rozalija Torde.

Sipas rezultateve zyrtare, prej 29 anëtarëve të Këshillit Nacional të Shqipëtarëve, Partija për Veprim Demokratik e Riza Halimit do të ketë 24 ndërsa Unioni Demokratik i Rahmi Zulfiut do t’i ketë 5 përfaqësues.

Këshilli Nacional i Boshnjakëve do t’i ketë 35 anëtarë nga të cilët 17 përfaqësues do të jenë nga Bashkësia Kulturore e Boshnjakëve të udhëhequr nga muftiu Muamer Zukorliq, Lista Boshnjake do t’i ketë 15 ndërsa Rilindja Boshnjake 5 anëtarë.

Shumicën absolute në këshillin Nacional të Hungarezëve prej 28 nga 35 anëtarë do ta ketë lista Uniteti Hungarez ndërsa katër përfaqësues do t’i ketë lista Hungarezët Vojvodinas për Europë dr Çengeri Atila, nga një përfaqësues tri listat tjera që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje – Lëvizja Shpresa Hungareze Laslo Baing, Lidhja Hungareze – dr Murenji Tibor dhe Shtrije dorën për bashkësinë hungareze – Lëvizja Qytetare Zolltan Bunjik dh Laslo Rac Sabo.
Kur është fjala për pakicën Rome, 18 nga 35 përfaqësues në këshill do t’i ketë lista Romët për Serbinë Europiane, ndërsa Lidhja e Shoqatave të Romëve në regjionin e Pçinjës dhe të Jabllanicës dhe Lëvizja e re Rome do t’i ketë nga 6 përfaqësues. Përfaqësues të tyre në Këshillin Nacional të Romëve do të ketë edhe Lidhja e Romëve nga Vojvodina me 5 përfaqësues, Grupi i qytetarëve të Romëve të Serbisë ,,Dragisha Todoroviq’’ me 3, Parija Rome e Srgjan Shainit do t’i ketë 2 përfaqësues ndërsa lista Zëri i Romëve për Europë do ta ketë 1 përfaqësues.
Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave kombëtare, Svetozar Çipliq deklaroi se Këshillat Nacionale do ta kenë një përgjegjësi të madhe por edhe autoritetin e tyre për arsye se janë zgjedhur nga përfaqësuesit e tyre në mënyrë drejtëpërdrejtë dhe legjitime.

Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 54,5 % nga gjithsej 436.334 të regjistruar në listat e posaqme të votuesve.
Për Këshillat Nacionale të Kroatëve dhe Sllovenëve janë mbajtura sambletë elektorale ndërsa asamblea e Këshillit Nacional e pakicës kombëtare Maqedonase do të mbahet më vonë pasiqë të dielën nuk ka pasur kuorum për punë.

Kryeshefi i OSBE-së në Serbi Dimitros Kipreos deklaroi se zgjedhjet kanë kaluar në mënyrë të rregullt si dhe në një atmosferë të drejtë dhe pa probleme dhe sipas vlerësimit të tijë, është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje janë zhvilluar.