Arkiva e lajmeve
                   

10.05.2009

11. maj 2009.

Në suaza të aksionit ,,Serbija në Serbi’’ nga Ministria e kulturës, ansmbli nacional ,,Kollo’’ prej sot deri më 12 maj do të mbajë koncerte në Vlladiqin Han, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas fjalëve të zëdhënësit të ansamblit ,,Kollo’’ Milo Radomanit, në koncertin  e tyre në Bujanoc, përpos këtij ansambli, do të marrin pjesë edhe ansamblet amatere serbe dhe shqipëtare (Shoqëritë kulturo-artistike) nga Bujanoci. Koncerti do të realizohet në bashkëpunim me Trupin Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe pushteteve lokale. Zotëri Radoman paralajmëroi se në koncertin që do të organizohet në Bujanoc, do të marrë pjesë edhe ministri i kulturës Nebojsha Bradiq.

Qëllimi i projektit ,,Serbija në Serbi’’ është zhvillimi i barabartë i kulturës në teritorin e Serbisë, ose afrimi i programeve artistike kulminante gjithë qytetarëve të Serbisë.