Arkiva e lajmeve
                   

10. 04. 2009

10. prill 2009.

Regjistrimi i të qvendosurve të cilët janë të interesuar të kthehen në Kosovë do të organizohet në katër qendra kolektive në Bujanoc gjatë muajit maj, deklaroi përfaqësuesi i komesariatit republikan për të qvendosurit në Bujanoc Sinisha Kovaqeviq.

Kovaqeviq deklaroi se regjistrimi i personave të cilët gjenden në qendrat kolektive dhe shprehin dëshirën të kthehen në Kosovë do të zbatohet nga personat e stërvitur nga UNHCR-i, kurse personat të cilët janë të vendosur në vendstrehimet private dhe shprehin dëshirën të kthehen, regjistrimi i tyre bëhet në Vranjë.

,,Të çvendosurve të cilët vendosin të kthehen, u mundësohet ndërtimi apo renovimi i shtëpisë së tyre si dhe ushqimi i cili do të distribuohet nga UNHCR-i dhe ate dy herë në muaj’’ theksoi Kovaqeviq. Sipas deklaratave të UNHCR-it regjistrimi do të bëhet në qendrën kolektive ,,Stara ciglana’’ në Bujanoc më datën 18 maj, në qendrën kolektive ,,Proleqe’’ më 19 maj, në qendrën kolektive ,,Salvatore’’ më 20 dhe 21 maj si dhe në qendrën kolektive ,,Deqji vrtiq’’ më 22 maj.

Kovaqeviq potencoi se në qendrat koletive në Bujanoc për momentin gjenden 406 të qvendosur dhe ate më tepër nga komunat e Gjilanit, Vitisë dhe Ferizajit për të cilët komesariati republikan për të qvendosur siguron strehimin dhe tri herë në ditë ushqim, kurse parashihet se në strehimet private në Bujanoc janë të qvendosur mes 1500-2000 persona. Regjistrimi i të qvendosurve ka filluar më 6 prillë në këto qytete të Serbisë: Vranjë, Nish, Kralevë, Kragujevc, Beograd dhe Novi Sad.