Arkiva e lajmeve
                   

10. 02. 2009.

10. shkurt 2009.

Konferenca e qyteteve dhe fshtarave, nënshkruan dje memorandum për bashkëpunimin me 18 komuna të pazhvilluara, në suaza të realizimit të projektit ,,Mbështetja e bashkësive lokale në realizimin e inkluzionit social’’, është thënë nga kjo organizatë. Me këtë program do të mbështeten qytetarët e Alibunarit, Babushnicës, Batoçinës, Bella Pallankës, Bojnikut, Gaxhin Hanit, Golupcit, Dimitrovgradit, Zhitishtës, Kniqit, Llapovës, Lebanës, Malli Zvornikut, Medvegjës, Novo Crnjës, Raçës, Seçnjës dhe Sremski Karllovacit.
Fondin për këtë projekt e ka siguruar Norvegjia, kurse programi do të zbatohet në bashkëpunim me ,,Intenational Management Group’’ si dhe Qendrën për studimet liberalo-demokratike.