Arkiva e lajmeve
                   

1.11.2010.

1. nëntor 2010.

Marrëveshja mbi formimin e pushtetit multietnik do të realizohet në takimin e  parë të Kuvendit komunal, ku Shqipëtarët dhe Serbët do të qeverisin së bashku, deklaroi kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbis për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ministri Milan Markoviq.

,,Marrëveshja ka vetëm një efekt simbolik, sepse procesi në Serbinë jugore i cili më parë ka pasur një kahje krejtësisht negative, tash po kthehet në drejtimin pozitiv. Qeveria dhe opozita duhet të ndahen sipas ideve  dhe se nuk është normale që kjo ndarje të  bëhet sipas përkatësisë kombëtare’’, deklaroi Markoviq.

Sipas fjalëve të tijë, marrëveshja e nënshkruar ,,është një stimulim i madh i stabilitetit dhe porosi për qytetarët që jetojnë në Bujanoc dhe për ata të cilët janë të gatshëm të investojnë në këtë trevë’’.

,,Natyrisht, kjo marrëveshje nuk ka karakter përfundimtarë, por vetëm karakter kalimtarë dhe se marrëveshjet mbi marëdhëniet përfundimtare do të arrihen pas zgjedhjeve të ardhshme. Shpresoj se më kurrë nuk do të ndodhë që në një vend multietnik të qeverisin vetëm përfaqësuesit e një komuniteti’’, deklaroi Markoviq duke shtuar se ajo do të jetë një porosi e keqe ndaj të gjithëve.