Arkiva e lajmeve
                   

1. nëntor 2010.

1. nëntor 2010.

Arsimi i Shqipëtarëve në Serbinë jugore

Galip Beqiri, kryetarë i Këshillit Nacional të Shqipëatrëve deklaroi se në Serbinë jugore egziston problemi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe duke përfshirë këtu edhe abetaren.

Danijela Nenadiq, zëvendësdrejtoresha e Shërbimit të trupit Koordinues të Qeverisë së republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, avansimin e arsimit në Serbinë jugore e sheh si qëllim strategjik:
,,Avansimi i arsimit në Serbinë jugore për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve etnike është prioritet strategjik i Trupi Koordinues duke marrë parasyshë se arsimi është çelësi kyq për zhvillimin e të tri komunave, por edhe një nga mekanizmat e domosdoshëm për kyqjen e komuniteteve në trendet politike në nivelet lokale dhe republikane të Republikës së Serbisë’’.

Sipas fjalëve të Danijela Nenadiq, Trupi Koordinues ka ndërmarrë një mori inisiaivash në bashëpunim me Ministrinë e arsimit.

,,Ty inspektorë arsimorë për arsim në gjuhën shqipe do të fillojnë të punojnë në muajin e ardhshëm. Ky është një hapë shumë i rëndësishëm për rritjen e kualitetit arsimorë në gjuhën shqipe. Trupi Koordinues ka një bashkëpunim të mirë me Ministrinë e arsimit ndërsa si prioritet është sigurmi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Në bashkëpunim me Këshillin Nacional të Shqipëtarëve, Trupi Koordinues ka filluar inisiativën për blerjen e abetares nga Shqipëria. Duke i respektuar procedurat e përcaktuara me Ligjin mbi bazat e arsimit dhe tekstet arsimore, Kësilli Nacional ka propozuar abetaren nga Shqipëria. Tash është në procedurë miratimi i lejes për blerjen e abetares në gjuhën shqipe dhe se në një afat prej një muaji nxënësit e klasëve të para do të kenë abetaret. Po ritheksojmë se ky është një hapë shumë i rëndësishëm, inisiativën e së cilës e ka dhënë Këshilli Nacional i Shqipëtarëve i cili sipas ligjit ka të drejtë të propozojë tekstet arsimore në gjuhën e pakicave’’, deklaroi Nenadiq.

Ajo theksoi poashtu se Trupi Koordinues inkurajon në mënyrë formale dhe joformale arsimin në Serbinë jugore.

,,Ministria e arsimit, në bashkëpunim me trupin Koordinues, vazhdon së angazhuari në zgjidhjen e problemit për tekstet arsimore në gjuhën shqipe ndërsa shtëpia botuese ,,Klet’’ është duke përkthyer në gjuhën shqipe matematikën e klasës së 5 dhe të 8.

Presim që në dy vitet e ardhshme, me inisiativën e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve do të jenë gati edhe tekstet e tjera shkollore’’ deklaroi Danijela Nenadiq.