Arkiva e lajmeve
                   

09.06.2010.

9. qershor 2010.

Subotica, Leskoci, Piroti, Vranja dhe Bujanoci dje kanë marë sertifikatat si komuna me mjedis të përshtatshëm afarist  

Mlagjan Dinkiq, ministër i ekonomisë dhe zhvillimit regjional, gjatë ndarjes së djeshme të sertifikatave komunave me mjedis të përshtashëm për investime afariste deklaroi se, në tërheqjen e investimeve nuk kontribuon vetëm qeveria republikane e cila ofron siguri politike dhe makroekonomike si dhe nxitje finansiare por edhe pushtetet lokale. Sertifikatat janë garancion ndaj afaristëve dhe investitorëve që në këto komuna kanë partnerë të besueshëm, partnerë të cilët do t’u ofrojnë shërbime, informata të nevojshme si dhe lehtësimin e punës.
Shembulli i dhënies së sertifikatës së komunës së Bujanocit është shembull se edhe komunat e më të pazhvilluara mund të promovojnë mjedisin e tyre për investime.

Sipas fjalëve të kryetarit të Bujanocit, Shaip Kamberit, komuna e Bujanocit në një afat prej gjashtë muajsh ka formuar zyren për zhvillim ekonomik, ka thjeshtësuar procedurat administrative dhe ka filluar përpilimin e planit urbanistik gjeneral.
Sipas këtij plani si dhe formimit të zonës industriale, kanë qenë arsye të mjaftueshme për përfitimin e kësaj sertifikate.

Ministri Dinkiq tha se të gjitha këto komuna dhe qytete të cilat kanë fituar këtë sertifikatë gjenden në koridorin 10 si dhe transferimi i parave nga buxheti shtetërorë për komunat më të pazhvilluara në Serbi të cilat kanë mjedis të përshtatshëm për afarizëm, që nga 1 korriku do të rritet për një miliardë dinarë.

Këto sertifikata, siq deklaroi kryetari i Trupit koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Prehevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq, paraqesin një dëshmi që në komunat e përmendura egzistojnë shërbime të cilat janë të domosdoshëm për zhvillim ekonomik.

Alberto Kamarata, kryeshef i sektorit për integrime europiane në Delegacionin e BE-së në Serbi tha se, integrimet europiane nuk zhvillohen në nivelin shtetërorë por në nivelin lokal në shtetet të cilat pretendojnë të jenë pjesë e BE-së. Ai shtoi se vitet e fundit në pushtetet lokale në Serbi BE-ja ka investuar rreth 200 milionë euro.