Arkiva e lajmeve
                   

08. qershorë 2010.

8. qershor 2010.

Riza Halimi: Jemi të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve për Këshillin nacional të Shqipëtarëve

 

Në zghedhet e para për Këshillin Nacional të Shqipëtarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, bindshëm numër më të madh të votave (81%) ka fituar partija më e vjetër e shqipëtarve, Partija për Veprim Demokratik (PVD) e Riza Halimit. Pjesa tjetër i ka takuar listës e cila është propozuar nga Unioni Demokratik i Shqipëtarëve (UDSH) e Rahmi Zulfiut. Partia Demokratike Shqipëtare (PDSH) e kryetarit aktual të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafës si dhe Unioni Demokratik i Luginës (UDL) e dr Skënder Destanit kanë bojkotuar zgjedhjet si dhe njoftuan se nuk do t’i pranojnë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

,,Këso rezultate janë pritur. PVD në zgjedhjet paraprake lokale ka arritur këso rezultate duke treguar kështu faktorin e tyre integriv në nivel regjional. Më e rëndësishme është se Shqipëtarët e kanë paraparë rëndësinë e formimit të Këshillit Nacional, e për këtë tregojnë faktet e daljes në këto zgjedhje, sidomos në Medvegjë ku përqindja është 75 %, në Preshevë 59 % ndërsa në Bujanoc 51 %’’, deklaroi lideri i PVD deklaroi deputeti popullorë Riza Halimi.

Si kaloi fushata, duke marrë parasyshë se dy parti që nga fillimi i kanë bojkotuar këto zgjedhje?

Pavarësisht që UDSH-ja dhe PDK-ja kanë zhvilluar antikampanjë dhe duke marrë parasyshë që ne kemi pasur një kohë shumë të shkurtër për mobilizimin e votuesve, prap kemi arritur t’i tejkalojmë të gjitha problemet. Probleme ka pasur edhe rreth përpilimit të listës së votuesve, mirëpo me agazhimin tonë kemi arritur që i gjithë procesi të kalojë në mënyrë transparente dhe pa probleme të mëdha. Shqipëtarët e luginës kanë treguar një shkallë të lartë të vetëdijes që më në fund të fitojnë një organ përfaqësues.

Cili do të jetë prioriteti i angazhimit në punën e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve?

„Në radhë të parë do të jetë problemi në arsim. Fjala është për programet mësimore, tekstet, mospranimi i diplomave të fakultetit të Prishtinës. Probleme ka edhe në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Këto nuk janë probleme të ditës së djeshme, mirëpo tash duhet t’i zgjedhim me një tempo sa më të shpejtë. Ekzistojnë probleme edhe në kulturë dhe bashkëpunim në atë drejtim me institucionet shtetërore të Serbisë. Na pret një punë e madhe dhe për ate është shumë me rëndësi që votuesit e kanë kuptuar këtë’’.

Qfar qëndrimi do të ketë KNSH rreth procesit të decentralizimit dhe a do të ketë kërkesa specifike rreth autonomisë së Shqipëtarëve në Serbinë jugore?

„Për këtë çështje egziston Ligji për këshillat nacionale të pakicave i cili parasheh autonomi kulturore. Ne do të punojmë në atë drejtim përmes zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohet populli Shqipëtarë në Serbinë jugore. Me një autonomi më të madhe, sipas mendimit tim, më shpejtë do të zgjidhen problemet dhe do të zvogëlohen rreziqet për konfliktet e mundshme ndëretnike të cilat i kemi pasur në periudhën e kaluar në këtë regjion i cili mbështetet në Kosovën dhe Maqedoninë’’.