Arkiva e lajmeve
                   

07.05.2009

7. maj 2009.

Bashkimi Europian nga fondi i saj do t’i ndajë 14 milion euro për projektin e përbashkët të ujësjellësit për komunat e Vranjës, Bujanocit dhe Preshevës, deklaroi zëvedësi i kryetarit të Vranjës Igor Andonov. Andonov deklaroi se Qeveria e Republikës së Serbisë në këtë projekt merr pjesë me një sumë prej 14 milion euro. Në zhvillim e sipër janë përgatitja e dokumentacionit për këtë projekt kurse fillimi i punës në ujësjellësin e përbashkët do të fillojë në vitin 2011. Përfundimi i projektit është paraparë në vitin 2014 ku sistemi i ujësjellësit të përbashkët do të bashkohet me sistemin e ujësjellësit Prvonek, projekt i cili në komunën e Vranjës është përfunduar para katër viteve.

Përpos nga fondi i Unionit Europian dhe buxhetit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, projekti do të finansohet edhe nga bashkësitë lokale me gjithsej 12 milion euro. Tek duhet të diskutohet se cilja komunë me sa mjete do të marrë pjesë në finansimin e këtij projekti - deklario Andonov.