Arkiva e lajmeve
                   

07. korrik 2009

7. korrik 2009.

Kompania "Simpo" nga Vranja ka hapur në Sarajevë një salon të mobileve me një sipërfaqe prej 1.500 m² në të cilin do të ekspozojë prodhimin e saj të gjithëmbarshëm. Drejtori i sipërmarrjes së "Simpo-s" në Bosnjë dhe Hercegovinë Jovo Plotan deklaroi se ky është objekti i tetë i shitjes së "Simpos" me pakicë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipërmarrja e "Simpos" në B dhe H, "SHIK Gradishka" është themeluar në vitin 1992. Në tetë shitoret e sajë me pakicë në një hapësirë prej 9.000 m² janë të punësuar 56 punëtorë kurse në përbërje të kësajë kompanie është edhe depoja prej 2.000 m².

Në "Simpo" thonë se, hapja e salonit të mobileve në Sarajevë është fillimi i kthimit në tregun e republikave të ish Jugosllavisë dhe lajmërojnë hapjen e salonave të ri në Shkup, Banjallukë, Sofi dhe Selanik.