Arkiva e lajmeve
                   

05.14.2010.

14. maj 2010.

SË BASHKU T’I ZGJIMIN PROBLEMET NË ARSIM

Bujanoc, Preshevë – Pas vizitës së parë në komunën e Bujanocit dhe Preshevës, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi Shpëtim Qaushi ka shprehur gatishmërinë që ,,shteti i tijë t’i ndihmojë Qeverisë së Serbisë në zgjidhjen e problemeve në arsim’’. Pas bisedës së tijë me kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimin (PVD) e njëherit edhe deputet popullorë, kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe me kryetrin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ambasadori Qaushi tha se ,,egziston mundësia se, me pëlqimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë të kemi tekste shkollore si dhe në Serbinë jugore në shkollat e larta të kemi ligjërues nga Shqipëria në gjuhën shqipe’’

Këtë qëndrim e ka edhe Riza Halimi, i cili tha se ka biseduar me ambasadorin e Shqipërisë rreth ,,ndihmës së Shqipërisë për sigurimin e kuadrove për mësim në gjuhën shqipe për shkollat e larta si dhe sigurimin e teksteve shkollore nga Tirana, ndërsa egziston edhe mundësia e realizimit të ndonjë projekti ekonomik në atë zonë, por rreth asaj do të bisedohet më vonë’’. Ai përsëri deklaroi se Qaushi dhe Qeveria e Shqipërisë përkrahë formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve për zgjedhjet e drejtëpërdrejta të cilat do të mbahen më 6 qershorë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.