Arkiva e lajmeve
                   

05.06.2009

5. qershor 2009.

Drejtori i Industrisë së Duhanit në Bujanoc (DIB) Bogolub Tomiq shpreson se këtë vitë në teritorin e komunës së Bujanocit dhe të Preshevës do të ketë prodhim prej 400 tonelatësh të duhanit oriental, që është për rreth 100 tonelatë më tepër prodhim se sa vitin e kaluar.

,,Edhepse kemi pasur probleme për arsye të vendimit të marrë nga ministria e bujqësisë që të ndërpritet subvencionimi për mbjelljen e duhanit, ne kemi arritur që të kontraktojmë sasi më të madhe se sa vitin e kaluar’’ theksoi Tomiq. Përpos përpunimit të duhanit kjo fabrikë merret edhe me prodhimin e folieve të duhanit.

Tomiq theksoi se vitin e kaluar janë exportuar rreth 1.800 tonelatë folie në tërë botën duke filluar nga SHBA-të e deri te Hungaria si dhe bashkëpunojmë me shtetet e ish Jugosllavisë siq janë Kroacia, Bosna dhe Hercegovina dhe Maqedonia.

Në DIB janë të punësuar 148 punëtorë kurse 218 familje në Serbinë jugore të vetmin burim të të ardhurave e kanë prodhimin e duhanit.