Arkiva e lajmeve
                   

05. shkurt 2009.

5. shkurt 2009.

Drejtori i USAID-it  programi i sigurisë ekonomike Majkëll Pillsberi nënshkroi më 29.01.2009 marrëveshjen mbi bashkëpunimin për zbatimin e programit "Të arriturat e të rinjëve" me përfaqësuesit e komunave të Vranjës, Preshevës dhe Bujanocit.
Pillsberi gjat nënshkrimit të marrëveshjes në ndërtesën e regjionit të Pçinjës theksoi se "qëllimi i programit është përparimi i ekonomisë lokale përmes të rinjëve të cilët do të fitojnë dituri dhe shkathtësi të posaqme me të cilat do të jenë më aftë të konkurojnë në treg pas përfundimit të shkollës së mesme. Shkathtësia dhe dituria e posaqme do t’i mundësojnë atyre që në një afat më të gjatë të udhëheqin me sukses afarizmin e tyre si dhe në gjetjen e punës", theksoi Pillsberi. Qëllimi i programit edukativ "Të arriturat e të rinjëve" i cili zbatohet vetëm në shkollat e mesme, është promovimi i vlerës afariste dhe kuptimi i biznesit, ekonomisë së tregut dhe punës afariste tek rinia në Serbi, përmes formimit e së paku një kompanie nxënësish në shkolla. Siq është paralajmëruar, me program do të përfshihen nzënësit e shkollave të mesme në Vranjë, Preshevë dhe Bujanoc deri në fund të këtij viti shkollorë, kurse nga viti i ardhshëm planifikohe përfshirja e këtij programi edhe për nxënësit e shkollave fillore.