Arkiva e lajmeve
                   

05. 02. 2010.

5. shkurt 2010.

Deri në fundë të vitit, 1.000 qytetarë të rrethit të Jabllanicës do të kenë rastë që falas të kryejnë trajnimin për kompjuterë dhe internet. Prioritet në ndjekjen e këtij kursi do ta kenë personat me nevoja të posaqme, bujqit, qytetarët e mjediseve rurale dhe Romët, të cilët presin me vite të tëra për punësim.

Në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe me ndërmarrjen ,,Katalog’’, organizata joqeveritare ,,Edukacioni centar’’ (Qendra edukative) ka filluar projektin ,,1.000 mundësi’’, i cili para së gjithash u është dedikuar banorëve të fshatrave, të cilët do të trajnohen për punë në kompjuterë. Është planifikuar të organizohen 100 grupe me nga 10 pjesëmarrës, të cilët tri herë në javë do të vijojnë këtë kurs. Trajnimi, përpos në Leskoc, do të mbahet  edhe në Medvegjë, Lebanë, Bojnik, Peçenjevc, Brestovc dhe Vllasotincë, ndërsa i gjithë projekti do të zgjasë një vitë.