Arkiva e lajmeve
                   

04. 06. 2009

4. qershor 2009.

Ambasadorët e Gjermanisë dhe të Holandës në Beograd, Wolfram Maas dhe Ron Van Dartel,  përshëndetën kyqjen e Shqipëtarëve në Trupin Koordinues për Serbinë jugore. ,,Na vjen mirë që Trupi Koordinues ka filluar të fungsionojë sepse vetëm me angazhimin e të gjthëve që jetojnë në këto treva munden të tejkalohen problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj treve. Bashkësia ndërkombëtare në këtë proces do të përbushë obligimet e saja rreth strategjisë për kyqjen e Serbisë në Unionin Europian jo vetëm të këtij regjioni por edhe të shtetit në tërësi’’ theksoi  Ron Van Dartel gjatë vizitës së tijë në Bujanoc.

Të dy ambasadorët biseduan në Bujanoc me kryetarin e kësaj komune Shaip Kamberin ku poashtu vizituan edhe disa projekte  të cilat finansohen nga organizata joqeveritare Gjermane ,,HELP’’. Ambasadori Gjerman Wolfram Maas theksoi se me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin bisedoi jo vetëm për situatën politike por edhe problemet ekonomike dhe sociale të cilat ndikojnë në zhvillimin e kësaj komune ,,Të gjitha strukturat egzistuese duhet shfrytëzuar për përparimin dhe zhvillimin e këtij regjioni. Që të arrihet një nivel më i lartë i jetës së përbashkët, të gjithë qytetarët e këtij regjioni duhet të japin përpjekjet e tyre’’ theksoi Maas. Ambasadori poashtu theksoi se vizita e Serbisë jugore nga ana e tij duke përfshirë këtu edhe qytetin e Vranjës është organizuar që të vlerësohen projektet nga programi Mbështetja e zhvillimit ekonomik të cilin e finanson organizata ,,HELP’’. Ky program ka siguruar kredi për fillestarët të cilët do të merren me biznes privat.