Arkiva e lajmeve
                   

03.12.2009

3. dhjetor 2009.

Ministria e arsimit, me ndihmën e administratës Shkollore në Leskoc, ka organizuar dhënien e provimit profesional, dmth provimit për licencimin e punëtorëve arsimorë dhe mësimëdhënësve shqipëtarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të cilët për këtë provim kanë pritur trembëdhjetë vite.

Më tepër se 50 mësues dhe mësimëdhënës këto ditë kanë fituar licencën ndërsa nga shkurti i vitit të ardhshëm edhe arsimtarët dhe profesorët e shkollave fillore dhe të mesme do të licencohen.

- Mësimëdhënësit kanë dhënë provimin në gjuhën e tyre amtare në Preshevë para komisionit për të cilin komision është siguruar përkthyesi në gjuhën serbe-theksoi Bratislav Vasiq, kryetari i Administratës Shkollore.

Sipas vlerësimit të kryetarit veprimtarive shoqërore në Preshevë, Nexhmedin Ahmetit, dy të tretat e mësimëdhënësve nuk kanë pasë të kryer provimin profesional.

- Të vijshë në Beograd e pastaj të shkoshë në departamentin ku nuk njeh askend dhe të filloshë provimin në gjuhën serbe, nuk dijë se si do të realizojë orën ai mësimdhënës. Jemi shumë mirënjohës ministrit të arsimit dhe zotëriut Vasiq që na kanë bërë të mundur marrjen e licencës-Theksoi Ahmeti.

Ndërprerja e dhënies së këtij provimi është bërë në vitin 1996 ndërsa ka vazhduar në vitin 2006 kur edhe janë licencuar 70 mësimëdhënës. Më pastaj ky proces përsëri është ndalur, pa kurrfar arsyetimi, që përsëri të rifilloj në fund të tetorit të këtij viti.

-Tash merret frymë më lehtë. Shumë mësimëdhënës kanë pasur frikë që ë mos e humbin vendin e punës- theksoi Telat Arifi, kryetarë i aktivit të drejtorëve në Preshevë.