Arkiva e lajmeve
                   

03.06.2010.

3. qershor 2010.

QUMËSHT DHE SOJË PËR MEDVEGJËN

Ministri i bujqësisë Sasha Dragin dorëzoi dje Kryqit të Kuq në Medvegjë donacionin në  suaza të aksionit ,,Ushqim për të gjithë’’. Ministri Dragin u dorëzoi 17.000 litra qumësht si dhe dy tonelatë sojë. Donacioni është siguruar nga ,,Qumështorja Shabac’’ dhe kompanija ,,Soja protein’’ nga Beçeji. Pakoja humanitare e lartëpërmendur do t’u distribuohet shfrytëzuesve të kuzhinës Popullore të cilët në Medvegjë janë 355 sosh, por edhe 500 qytetarëve të tjerë të Medvegjës të cilët nga Kryqi i Kuq do të marrin një herë në javë një pako me ushqim.