Arkiva e lajmeve
                   

03.05.2009

4. maj 2009.

Përfaqësuesit e ,,Simpo-s’’ së Vranjës dhe ,,Ikea-s’’ suedeze nënshkruan kontratën me vlerë 5,5 milion eura.
Deri te nënshkrimi i kontratës vie pas vizitës së mëparshme të pronarit të ,,Ikea-s’’ në kompaninë ,,Simpo’’ në  Vranjë, me q’rast kryetari i kompanisë ,,Simpo’’ Dragan Tomiq dhe zotëriu Ingvar Kamprad, pronarë i ,,Ikea-s’’ e cila njëherit është edhe zinxhiri më i madh për tregëti të mobileve në botë, nënshkruan kontratën mbi bashkëpunimin për realizimin e interesave të përbashkëta ekonomike.
Me këtë rastë është paraparë që tregu rus të ketë prioritet para së gjithash duke e marë parasyshë faktin që ,,Simpo’’ është exportues i madhë në tregun rus. Pasiqë ekspertët e ,,Ikea-s’’ parapregatitën kushtet për realizimin e punëve për këtë treg, pasoi nënshkrimi i kontratës. Janë zgjedhur edhe modelet nga asortimeni i prodhimit të ,,Simpo-s’’ për eksportimin e tyre në tregun europian, sepse vetëm në Gjermani ,,Ikea’’ posedon më tepër se 30 shtëpi mallrash, kështuqë në këto objekte exclusive së shpejti do të jenë prezente edhe prodhimet e ,,Simpo-s’’ në vlerë të më tepër se një milion euro. Në ,,Simpo’’ të Vranjës presin që këtë periudhë të krizës ekonomike, ,,Ikeas’’ do t’i shesin mobile tapiseri në vlerë prej 10 milionë euro.
Kompanija  ,,Simpo’’ vazhdon bashkëpunimin me ,,Ikea-n’’ edhe në sferën e plasimit të mobileve për fëmijë. ,,Ikea’’ edhe më tej do të importoj nga ,,Simpo’’ 2.000 krevatë në muaj për fëmijë të cilat prodhohen në fabrikën e saj në Radovnicë deri në momentin e mbarimit të realizimit të modernizimit në fund të korrikut, për qka edhe u kanë ndarë mjete nga Fondi Republikan për zhvillim. Përmes ,,Ikea-s’’ do të plasohet edhe stof nga ,,Simpo dekor’’ si dhe qylime nga fabrika në Stajevc të Trgovishtes.
,,Ikea’’ do të jetë edhe partnere e ,,Simpo-s’’ në procesin përfundimtar të privatizimit të saj.