Arkiva e lajmeve
                   

03. shkurt 2009.

3. shkurt 2009.

Gjat ditës së dytë të vizitës së Sërbisë jugore, Ambasadori Konuzin bisedoi me përfaqësuesit të pushteteve lokale dhe përfaqësuesit e partive politike shqipëtare dhe serbe të Preshevës e më pastaj me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, kryetarin e kuvendit Jonuz Musliu si dhe me përfaqësuesit e Trupit Koordinues për Sërbinë Jugore. Në prononcimin e tij dhënë mediave, Ambasadori Konuzin theksoi se është me rëndësi që procesi politik vazhdon si dhe po vendoset dialogu i hapur dhe konstruktiv rreth të gjitha problemeve dhe pyetjeve me rëndësi për komunat e Sërbisë Jugore.

Ambasadori Konuzin theksoi se ka biseduar me përfaqësuesit e pushteteve lokale dhe partive politke të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës rreth bashkëpunimit ekonomik në mes të këtij regjioni dhe Federatës Ruse. Ambasadori gjithashtu theksoi edhe mbështetjen e Federatës Ruse dhe premtoi ndihmën e ambasadës Ruse në Beograd bashkarisht me Odën Ekonomike të Sërbisë.