Arkiva e lajmeve
                   

02.shkurt 2011.

2. shkurt 2011.

Kryeshefi I Ushtrisë së Serbisë gjeneral-koloneli Milivoje Miletiq paralajmëroi se baza ushtarake ,,Jug’’ afër Bujanocit me ndihmën e partnerëve të jashtëm, do të shëndërrohet në qendër regjionale për trajnimin e ushtarëve vendorë dhe atyre të huaj për pjesëmarrje në misione paqësore.

,,Është dashur t’i zgjerojmë kapacitetet dhe përmbajtjen e trajnimeve që të mos kenë ngjajshmëri me qendrat tjera të afërta siq janë ,,Butmira’’ në BdheH  ose poligoni ushtarak ,,Krivollak’’në Republikën e Maqedonisë’’, theksoi Miletiq.

Kryeshefi i Ushtrisë deklaroi se këtë vitë njësitë e këmbësorisë së ushtrisë do të furnizohen sipas modeleve me të cilat janë të furnizuara ushtarët e këmbësorisë M21. Në planë është edhe blerja e aeroplanit shkollorë ,,lasta’’, sistemi elektronik vëzhgues, mjete telekomunikuese si dhe pajisjen e njësive me automjete për teren.