Arkiva e lajmeve
                   

02.07.2009

2. korrik 2009.

Lidija Janjiq, përfaqësuesja e Qendrës resursit civil, e njëherit edhe anëtare e dalegacionit nga Bujanoci e cila ka qenë për vizitë dyditore në Zrenjanin, në deklaratën e saj dhënë mediave deklaroi se, Zrenjanini është zgjedhur si shembull i praktikës së mirë, në të vërtet si administratë lolake nga e cila mundë të mësohet mbi rregullimin dhe përshtatshmërinë e interesave të qytetarëve në sektorin joqeveritarë në qeverinë komunale, sidomos kur është fjala për marëdhëniet ndërnacionale në mjedis multietnik.

Zonja Janjiq shtoi se në Bujanoc tek ka filluar të punojnë organizatat joqeveritare, por pritet që aktivitetet e organizatave joqeveritare, të cilat do të bashkëpunojnë me organet e pushtetit lokal të kontribuojnë në përmirësimin e raporteve ndëretnike në Bujanoc.

Nehat Aliu, kryeshef i shërbimit për punë të përbashkëta të Kuvendit komunal në Bujanoc, deklaroi se, ky nuk është kontakti i parë në mes të këtyre dy pushteteve lokale. Shtoi se Zrenjanini është i hapur për bashkëpunim dhe shpreson se bashkëpunimi do të zgjerohet edhe në fushën e ekonomisë.