Arkiva e lajmeve
                   

02.06.2010.

2. qershor 2010.

Drejtori i deritanishëm iRTV Bujanocit Xhahit Ramadani magjistroi në fakultetin e Mësuesisë në Vranjë

Vranjë, Bujanoc – Në Serbinë jugore ndodhë shumë rralë që Shqipëtarët në shkollat e larta arsimore të përfitojnë diturinë akademike. Ditëve të fundit këtë e ka demantuar Xhahit Ramadani, drejtori i deritanishëm i radiotelevizionit lokal të Bujanocit, i cili në fakultetin e Mësuesisë magjistroi në temën ,,Mediat në arsim’’ dhe u bë njëri ndër Shqipëtarët e rrallë nga Serbia jugore që mori titullin e magjistrit në njërin nga fakultetet e Univerzitetit të Nishit.

Ramadani temën e magjistraturës e mbrojti para komisionit në të cilën morën pjesë dekanja e fakultetit të Mësuesisë dr Stana Smilkoviq, dr Radivoje Kuliq, dr Marjan Bllazhiq dhe dr Millan Tasiq.

,,Mangësia e mediave e sidomos e atyre lokale është që vetëm pak apo aspak nuk merren me temat mbi arsimin. Me shkollat merremi vetëm atëherë kur në vizitë vijnë ministrat apo ndonjë politikan si dhe kur kemi të bëjmë me ndonjë skandal. Aspak nuk përcillen proceset inovative në arsim si dhe as përpjekjet e punëtorëve arsimorë në përmirësimin e kualitetit në arsimit, e kësi shembujsh janë të shumtë në këtë pjesë të varfër të Serbisë jugore’’, ka deklaruar Xhahit Ramadani i cili ka më tepër se tri decenie përvojë në përcjelljen e aktiviteteve në arsim sepse edhe vetë ka punuar si profesor.

Për dekanen e fakultetit të Mësuesisë në Vranjë dr Stana Smilkoviqin, marëdhëniet në mes të mediave dhe institucioneve arsimore është fushë e cila nuk është përpunuar sa duhet në literaturën pedagogjike, dhe për ate, siq tha ajo, tema të cilën e ka zgjedh zotëri Ramadani është fillimi i cili duhet të jetë provokim ndaj të tjerëve të merren me këtë temë.

Numri më i madh i Shqipëtarëve nga kjo pjesë e Serbisë, studjimet e tyre i kryejnë në Prishtinë, Shkup, Tetovë dhe Tiranë. Ky është rasti i parë që një Shqipëtarë të magjistroj në një fakultet të univerzitetit të Nishit.

Xhahit Ramadani deri pak muaj më parë ka qenë drejtor dhe kryeredaktor i RTV të Bujanocit dhe atijë i takojnë meritat për hapjen e redaksionit në gjuhën Shqipe dhe Rome me mbështetjen pushtetit lokal si dhe organizatave të huaja me anë së cilës është bërë balansimi multietnik në sferat e informimit.