Arkiva e lajmeve
                   

01.09.2009

1. shtator 2009.

KRIZA EKONOMIKE NUK DO TË NDIKOJË NË REALIZIMIN E PROJEKTEVE NË 40 KOMUNAT MË TË PAZHVILLUARA

BOJNIK – Ministresha e planit Nacional investiv Verica Kalanoviq deklaroi dje ne Bojnik se kriza ekonomike nuk do të ndikojë në realizimin e projekteve në 40 komunat më të pazhvilluara të Serbisë, mirëpo komunat duhet  të kenë kujdesë në mënyrën e përpunimit të projekteve. Sipas fjalëve të saj, egziston problemi i madh që, jo vetëm komunat e pazhvilluara por edhe disa qytete tjera dorëzojnë projekte me dokumentacione të pakompletuara.

- Këto projekte nuk mundë të realizohen vetëm nga Beogradi por munden të realizohen vetëm me bashkëpunim me pushtetet lokale- deklaroi Kalanoviq. Ajo precizoi se për projekte nga PIN (Plani Nacional Investiv) komunës së Lebanes do t’i ndahen 59 milion, Vllasotincës dhe Medvegjës nga 50 milion dinarë kurse komunës së Bojnikut 36 milionë dinarë.

(FoNet)