Arkiva e lajmeve
                   

01.06.2009

1. qershor 2009.

Milan Markoviq, kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë deklaroi se për raportet ndëretnike në Serbinë jugore është shumë me rëndësi që ,,hapja e zyrës së parë të Mbrojtësit të qytetarëve jashtë Beogradit bahet në Serbinë jugore”. ,,Në këto komuna gjithqka është e ndërlikuar dhe shtrohet pyetja se cilat do të jenë hapat e ardhshëm. Duhet të jemi mjaftë të kujdesshëm dhe të kemi durim” deklaroi Markoviq. Ai gjithashtu potencoi se ,,Trupi Koordinues nuk mundet të jetë përgjegjëse për mënyrën e formimit të qeversë lokale në komunat e Serbisë jugore”. ,,Ne kemi për detyrë t’i përmbushim detyrat e rëndësishme e ajo nënkupton së pari formimin e qeverisjes multietnike. Besoj se në Preshevë dhe Bujanoc përgjegjësinë për qeverinë lokale duhet ta ndajnë Serbët dhe Shqipëtarët’’ deklaroi Markoviq dhe shtoi se, detyra e Trupit Koordinues është edhe ,,integrimi i Shqipëtarëve në institucionet republikane’’