Shërbimi i TK
Shërbimi i Trupit Koordinues është organ me seli ne Beograd dhe me zyret e saj në Bujanoc dhe Preshevë. Roli i Shërbimit është në realizimin e politikës së Kryesisë së Trupit Koordinues dhe të qeverisë së Republikës së Sërbisë me qëllim të realizimit të politikës së zhvillimit ekonomiko shoqëror dhe jetës sa më kualitative të qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Drejtori i shërbimit të Trupit Koordinues është Danijella Nenadiq.
Danijella Nenadiq (Danijela Nenadić)
E lindur në Beograd në vitin 1974. Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Titullin si magjistre e Shkencave Politike e ka marrë në Univerzitetin e Evropës Qendrore në Budapesht.
Prej vitit 2002 është punësuar në Institutin për studime politike si hulumtuese shkencore. Ka botuar shumë tekste shkencore dhe ka marrë pjesë në hulumtime të shumta të Institutit.
Angazhmanin në sektorin joqeveritarë e ka filluar në Lëvizjen kombëtare Otpor, ndërsa nga viti 2004 ka punuar si koordinatore në program në Qendrën për rezistencë paqësore e cila ka realizuar aktivitete në fushën e bashkpunimit rajonal, mardhënieve etnike, përfshirjen e grupeve të margjinalizuara. Në atë pozitë ka konceptuar shumë programe, ka punuar në krijimin e mardhënieve të partneritetit me organizatat e shoqërisë civile dhe institucioneve në vend dhe jasht vendit, ka udhëhequr projekte përgjat cikleve të ndryshme, ligjeratave dhe prezentimeve.
Në periudhën prej vitit 2003 e deri në vitin 2007 si korrespondente për Oservatorio Balcani, ka qenë bashkpuntore në shumë organizata tjera joqeveritare. Në kuadër të këtyre punëve ka punuar edhe si raportuese për ngjarjet kryesore politike, shoqërore dhe ekonomike në Sërbi, ka marrë pjesë në projekte të ndryshme,në shkrimin dhe analizën e aktiviteteve të mësimdhëniees në temën pjesëmarrja e pakicave në jetën publike, në organizimin tryezave të rrumbullakta dhe puntorive të ndryshme. Gjithashtu ka botuar analizat e ngjarjeve politike dhe ekonomike në rajonin e Ballkanit Perendimorë, ka organizuar takime me përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe institucioneve ndërkombëtare, të shoqërisë civile dhe partitë politike lokale.
Nga shtatori i vitit 2007 deri në shkurt të vitit 2010 ka punuar si këshilltare e drejtorit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, prej shhkurtit të vitit 2010 bëhet zëvendës-drejtore. Në mars të vitit 2011, emërohet si drejtore e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Flet gjuhën angleze, ndërsa ka njohuri themelore edhe në gjuhët sllovene dhe italiane.
