Pyetjet sociale dhe infrastruktura
NEVOJAT KULTURORE TË TË RINJËVE
Tribuna dedikuar problemeve në komunën e Bujanocit të cilat i përkasin nevojave kulturore të të rinjëve është mbajtur të martën më 9 shkurtë. Tribina është organizuar në suaza të projektit ,,Promovimi i nevojave kulturore dhe tolerancës në mes të rinjëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. Projekti realizohet nga Organizata Joqeveritare ,,Qendra për Demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore” me mjetet e fituara në konkursin e shpallur nga ana e Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Pjesëmarrës në tribunë kanë qenë të rinjë Shqipëtarë, Serbë dhe Romë, përfaqësues të komunës së Bujanocit, drejtori i shkollës së mesme ,,Sveti Sava” dhe drejtoresha e shkollës fillore ,,Branko Radiqeviq”, profesorë dhe përfaqësues të sektorit civil. Ata së bashku kanë ardhur në purfundim se në Bujanoc ka të rinjë dhe fëmijë mjaftë të talentuar, mirëpo kjo rini ka nevojë për kurajo për realizimin e ideve. Përfunduan se aktivitete kulturore dhe sportive ka shumë pakë dhe se me ndihmën e të rriturve dhe shkollave është e patjetërsueshme të organizohen aktivitete kulturoore dhe sportive në të cilat së bashku do të merrnin pjesë Shqipëtarët, Serbët dhe Romët.
MBROJTJA SHËNDETËSORE SHTESË PËR 861 BANORË TË MEDVEGJËS
Shtëpia e shëndetit në Medvegjë në shtatorë të vitit 2009 ka konkuruar në Trupin Koordinues për finansimin e projektit ,,Ndihma shëndetësore dhe përkujdesja e personave me nevoja të posaqme e posaqërisht të grupeve më të ndjeshme të banorëve” në suaza të Programit për shpërndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për programet mbi përmirësimin e gjendjes për më të rrezikuarit. Mjetet në një sumë prej 1.356.500,00 dinarësh u janë lejuar dhe Medvegja në dhjetorë të vitit 2009 ka marrë një auto sanitarë me qëllim të përmirësimit të mbrojtjes shëndetësore, përcjellja dhe dhënia e ndihmës shtesë posaqërisht grupit të popullatës më të ndjeshme.
,,Deri në këtë moment, me këtë projekt u është dhënë ndihmë shtesë e përkujdesjes shëndetësore e cila përfshinë kontrollim të plotë për 861 persona me nevoja të posaqme si dhe persona nga kategoria vulnerabile. Përpos kësajë, kemi arritur që të sigurojmë laboratorin komplet (hematogramin dhe analizat biometrike) për 105 persona si dhe preventivën e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjes së sheqerit për 496 persona” delaroi Dr. Dragan Angjelkoviq, organizatorë dhe menaxher aktiviteteve dhe projekteve në Shtëpinë e shëndetit në Medvegjë.
Shërbimi i Trupit Koordinues do të vazhdojë të përcjellë aktivitetet në projektet e finansuara nga mjetet e tatimëdhënësve së bashku me partnerët e sajë në teren në mënyrë që të ndikojë në përmirësimin e standardit jetësorë të qytetarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
TË RINJËT SHQIPËTARË, SERBË DHE ROMË SË BASHKU NË LIGJËRATA NË BUJANOC
Të shtunën më 6 shkurtë, Qendra Resursi civil në Bujanoc, në suaza të projektit ,,Të rinjët për të rinjët” i cili finansohet nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë organizuar dy ligjërata. Ligjërata e parë u është kushtuar volonterizmit ndërsa ligjërata e dytë dëmit të duhanit.
Në bisedë me psikologen Jelena Iliqin nga Bujanoci kanë marrë pjesë 22 nxënës dhe ate 11 meshkuj dhe 11 femra të shkollave të mesme, fillore dhe studentë nga kjo komunë. Në këtë ligjëratë kanë qenë të pranishëm Shqipëtarë, Serbë dhe Romë. Në fundë të kësajë ligjërate nuk e kanë fshehur kënaqësinë e tyre për organizimin e kësaj punëtorie dhe mundësie për t’u shoqëruar, duke shkëmbyer mendimet dhe kontaktet për komunikim dhe shoqërim më të tutjeshëm.
Qendra për resurse civile organizoi vizitën kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme administratës komunale në Preshevë. Qëllimi i vizitës ka qenë që të rinjët të njoftohen në qfar mënyre fungsionojnë shërbimet e pushtetit lokal. Koordinatorja e qendrës për resurse Civile Adrijana Berisha paralajmëroi hapjen e klubit për të rinjë në Preshevë.
SHKOLLA MULTIETNIKE E BASKETBOLLIT NË BUJANOC
Dje në Bujanoc, kryetari i ,,Mini Basket shoqatës” Rade Giorgijevski, qendrës sportive ,,Mladost” i dhuroi dy konstruksione ndihmëse për mini basket dhe 20 topa. Këto pajisje do t'i shfrytëzojë shkolla e basketit për më të rinjë në të cilën hapat e parë të basketbollit do t'i mësojnë së bashku fëmijët serbë, shqipëtarë dhe romë.
Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq. Ai theksoi se këtë vitë Trupi Koordinues do të mbështesë aktivitetet multietnike të fëmijëve dhe rinisë në Serbinë jugore. Ministri Markoviq potencoi se pikërisht ky projekt i shkollës multietnike të basketbollit është në harmoni me prioritetet e Trupit Koordinues dhe paralajmëroi se edhe vitet e ardhshme do të përpjeket që Bujanoci të ketë një ekipë të basketbollit në të cilin së bashku do të luajnë Shqipëtarët, Serbët dhe Romët. Në fundë të këtijë manifestimi, kryetari i Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Milan Markoviq hodhi topin lartë për fillimin e lojës reviale në mes të klubit Basketbollistik Serb ,,BSK Junior” dhe Klubit Basketbollistik Shqipëtarë ,,Elita” ku me këtë rastë u formuan dy ekipe të përziera.
Federata Basketbollistike e Serbisë i dhuroi nga gjashtë topa të basketbollit edhe shkollave fillore ,,Branko Radiqevi” dhe ,,Naim Frashëri” nga Bujanoci dhe ,,Muharrem Kadriu” nga Tënoci i madh.
EKSTET SHKOLLORE PËR FAKULTETET NË MEDVEGJË
MEDVEGJË – Kryetari i Trupit Koordinues Milan Markoviq më 21 janarë vizitoi Medvegjën dhe studentëve të paraleleve të ndara të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Univerzitetit të Nishit u dhuroi tekstet shkollore të semestrit të dytë në gjuhën shqipe. Ministri Markoviq bisedoi me studentët rreth mësimit dhe problemeve me të cilat janë ballafaquar në semestrin e parë. Ministri Markoviq pret që në katër vitet e ardhshme në këto paralele të ketë rreth 500 studentë.
Dekaneja e Fakultetit Juridik Nevena Petrushiq deklaroi se është e kënaqur me punën e paraleles dhe paralajmëroi investime dhe ndihmë në zhvillimin e mësimit në fakultetin e Medvegjës.
NDIHMË MË TË RREZIKUARËVE
Trupi Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ka ndarë një shumë prej gjashtë milionë dinarë për ndihmë emergjente personave me nevoja të posaqme, nënave-mbajtëse të familjes dhe fëmijëve të paprindë. Transferimi i pjesës së parë të mjeteve nga një milionë dinarë për qdo komunë, do të realizihet deri në gjysmën e shtatorit kurse, nga një milionë dinarë të mbetura, secila komunë do t’i marrë në tremujorin e fundvitit.
Para se t’i marrin këto mjete, komunat janë të obliguara të formojnë komisionet për ndarjen e mjeteve, në të cilat Shërbimi i Trupit Koordinues do të ketë një përfaqësues të tijë. Komisioni do të publikojë konkurse dhe do të formulojë listën e personave të cilët do të jenë përfitues të ndihmës emergjente.
Trupi koordinues ka ndërmarrë këtë hap pasiqë në këtë krizë të rëndë ekonomike më së tepërmi pësojnë komunat e pazhvilluara, ndërsa pasojat e sajë të parët i përjetojnë banorët që kanë kushte më të rënda sociale në këto komuna.
I tërë procesi, i cili është transparent dhe i paanshëm, do të përfundojë atëher kur komisionet komunale të dërgojnë dokumentacionin e konkursit dhe vendimin e shpërndarjes së ndihmave emergjente sipas të cilit Shërbimi i Trupit Koordinues do të t’i përcjell mjetet për ndihmë më të rrezikuarve në llogaritë e këtyre komunave.
MBAHET TAKIMI I GRUPIT PUNUES PËR ARSIM, KULTURË, SPORT DHE INFORMIM - 24.06.2009
Takimi konstituiv i grupit Punues për arsim është mbajtur më 24. qershorë 2009. Është biseduar rreth problemeve më të rëndësishme të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga sfera e arsimit, kulturës, sportit dhe informimit. Udhëheqës i grupit, sekretaresha shtetërore pranë Ministrisë së arsimit Tinde Kovaç Ceroviq deklaroi: edhepse sipas rregullave, rreth arsimit për pakicat kombëtare vendosë këshilli nacional, në rastin e shqipëtarëve ky këshill ende nuk është formuar dhe për këtë arsye të gjitha problemet nga sfera e arsimit të këtyre tri komunave do të zgjidhen përmes grupit Punues.
Përpos Zonjës Tinde Kovaç Ceroviq, grupin punues e përbëjnë edhe drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues Nenad Gjurgjeviq, Biljana Stojanoviq nga Ministria e arsimit, kryeshefi i sektorit për sport në Ministrinë e rinisë dhe sportit Dragan Tomasheviq, ndihmësja e ministreshës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Ministrinë e kulturës Dushica Zhivkoviq, përfaqësuesja e Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave Jasna Plavshiq si dhe përfaqësuesit e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për përpilimin e studios së fizibilitetit për hapjen e institucioneve të shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc, realizimi i të cilit do të ketë një rëndësi të posaqme për planet e ardhshme të Trupit Koordinues si dhe Ministrisë së Arsimit.
ÇFAQJA E PËRRALLËS MUZIKORE ,,PECA DHE UJKU’’ NË BUJANOC DHE MEDVEGJË - 11. qershor 2009
Pas pritjes së shkëlqyeshme të çfaqjes ,,Petar Pan’’, çfaqjes së parë për fëmijë e cila pas shumë vitesh është realizuar para afro 700 fëmijëve në Bujanoc dhe Preshevë, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me qëllim të përforcimit të përmbajtjeve kulturore për fëmijë, ka organizuar më 11 qershorë në Bujanoc dhe Medvegjë çfaqjen ,,Peca dhe Ujku’’ nën realizimin e kvintetit të Filharmonisë së Beeogradit.
Sipas mendimit të artistëve të kvintetit të filharmonisë së Beogradit të cilët e realizuan përralën simfonike ,,Peca dhe Ujku’’, pritja nga ana e shikuesve ishte fenomenale. ,,Përsëri vijmë në konstatim se për rininë e Serbisë duhet që kjartë të definohet politika kulturore si dhe muzika klasike mundë të bartet në kontekst të së sotmes. Para së gjithash, duhet t’i falënderoj qytetarët e Medvegjës ku kemi qenë për herë të parë e posaqërisht personelin e agjensionit turistik të Medvegjës për ndihmën dhe mikpritjen’’. Fëmijët me vëmendje të veqant përcjellnin ,,Pink Panterin’’ dhe ,,Karmen’’ të Zhorzh Bizesë, kështuqë kan pasur qasje më të mirë në përrallën e Sergej Prokofjevit e cila përmes muzikës tregon për trimërinë e një djaloshi, të cilin fëmijët duhet ta kenë si idol. Nga kjo konkludohet se – ,,Trupi Koordinues duhet patjetër të punoj në këtë drejtim dhe të sjellë për mysafir spektrin më të gjerë të artistëve në këto komuna’’, deklaroi pas përfundimit të çfaqjes Aleksandar Laziq, udhëheqësi i grupit të artistëve ,,Prapaskena’’ i cili edhe më herët ka marë pjesë në Bujanoc dhe Preshevë me qfaqjen ,,Petar Pan’’ kurse tash fëmijët e Bujanocit dhe Medvegjës i ka udhëhequr me një ngjarje të posaqme muzikore.
Nenad Gjurgjeviq, drejtori Shërbimit të Trupit Koordinues, para çfaqjes deklaroi se janë dy qëllime kryesore të Trupit Koordinues, përpos zhvillimit ekonomik edhe puna me rininë. ,,Qfaqjet për fëmijë i bashkojnë, edukojnë dhe gëzojnë fëmijët pa e marë parasyshë përkatësinë e tyre, e kjo është metaoda më e mirë të cilën e aplikon Trupi Koordinues që të ndikoj që fëmijët të rriten në një frymë të mirëkuptimit dhe shoqërimit në një rreth të tillë shumënacional. Fëmijët nuk janë të preokupuar me politikë dhe ne do të investojmë edhe më tepër, se tek e fundit, rinia është ardhmëria e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, e poashtu edhe ardhmëria e Serbisë’’.
,,Peca dhe Ujku’’ është një përrallë muzikore e cila ka ndikuar që gjenerata të tëra nga e tërë bota të kenë njohuri për muzikën klasike që nga fëmijëria e hershme.
AVENTURAT E PETAR PANIT DHE ZILES NË PRESHEVË DHE BUJANOC
Në sallën e plotë të Shtëpisë së kulturës në Bujanoc, nxënësit e shkollave fillore ,,Branko Radiqeviq’’ dhe Naim Frashëri’’ me mësuesit e tyre, duke kënduar dhe vallëzuar me artistët, me entuziazëm përcollën çfaqjen ,,Aventurat e Petar Panit’’ të trupës teatrore ,,Prapa skenës’’ nga Novi Sadi. Afër 400 nxënës me zë të bujshëm kanë inkurajuar Petar Panin në luftë kundër të ,,keqit’’ kapetan Kuk dhe në fundë me duartrokitje të pandërprera përcollën artistët.
Interesimi për këtë çfaqje i ka tejkaluar të gjitha parashikimet e organizatorit, kurse lumturia dhe kënaqësia e fëmiijëve ka qenë një surprizë për artistët të cilët i kanë udhëhequr nëpër tokat magjike të kësaj përrale. Nxënësitt nga Bujanoci së bashku me artistët kanë kënduar dhe kanë luajtur nëpër aventurat e Petar Panit. Pas përfundimit të çfaqjes, fëmijët edhe një kohë të gjatë kanë biseduar dhe shoqëruar artistët duke kërkuar nga ta edhe çfaqje të reja.
Këtë çfaqje e kanë përcjellur edhe dy stacione televizive lokale të cilat kanë biseduar me fëmijët dhe kanë përcjellur kënaqësinë e tyre me këtë çfaqje.
Disa orë më vonë ,,Aventurat e Petar Panit’’ kanë qenë mysafir edhe në Preshevë ku me të njëjtën kënaqësi i kanë pritur rreth 350 fëmijë nga shkolla fillore ,,Vuk Karaxhiq’’. Nxënësit nga Presheva dhe mësuesit e tyre kërkuan nga artistët që prap ta vizitojnë Preshevën me aventura dhe tregime të reja. Pas përfundimit të çfaqjes, fëmijët kërkuan që të mësojnë sa më tepër për artistët e tyre të dashur, duke çfaqur interesim të madh për çfaqje dhe tregime për fëmijë.
Stacionet televizive përcjollën këtë çfaqje duke shënuar përshtypjet e artistëve, nxënësve dhe mësuesve të tyre.
Pas përfundimit të çfaqjes në Preshevë, Aca Laziq i cili në këtë çfaqje luan rolin e Petar Panit, deklaroi se është shumë i kënaqur më prezentimin e tyre në Bujanoc dhe Preshevë si dhe reaksioni i fëmijëve dhe këanaqësia e tyre me këtë çfaqje tregojnë se në Serbinë Jugore duhet të ketë sa më tepër aktivitete të tilla kulturore. Laziq shprehu gatishmërinë e tij që në periudhën që do të vijë do të intensifikojë edhe më tej bashkëpunimin me Trupin Koordinues me qëllim të organizimeve të projekteve dhe aktiviteteve nga sfera e kulturës.
Çfaqjen ,,Aventurat e Petar Panit’’ e ka organizuar Shërbimi i Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kjo ka qenë çfaqja e parë për fëmijë në dhjetë vitet e fundit, e cila është organizuar në suaza të programit çër fëmijë dhe rini të Shërbimit të Trupit Koordinues.
Interesimi dhe kënaqësia e fëmijëve më së miri tregojnë mbi domosdoshmërinë e finansimit në rini.
Trupi Koordinues deri në fund të vitit do të vazhdojë me organizimin e aktiviteteve të tilla për fëmijë dhe rini në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
SHQIPETARET PERSERI NE TRUPIN KOORDINUES
BEOGRAD, 27 mars 2009- Ministri për administratë shtetërore dhe vetëadministratë lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit Koordinues pranë Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Milan Markoviq, deputeti popullorë në Kuvendin Popullorë të Republikës së Serbisë, Riza Halimi si dhe Kryeshefi i OSBE-së në Serbi, ambasadori Hans Ola Urstad, nënshkruan Marrëveshjen mbi principet e rekonstruimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoci dhe Medvegjë.
Ne prononcimin e tije Milan Markoviq theksoi se: ,,Per te gjithe lideret e Serbise jugore, per Riza Halimin dhe per mua, ky eshte nje raste i madhe qe tu tregojme se ne do te i permbahemi principeve dhe detyrimeve te nenshkruara dhe se kete ja kemi borxhe qyetareve te komunave te Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes". Markoviq i falenderoi me fjalet: ,,I jam mirenjohes te gjitheve qe na e kane bere te mundshme qe te vije deri te kjo marreveshje. Deshiroje t'i inkurajoj te gjithe pefaqesuesit te cilet e nenshkruan kete marreveshje dhe se mundem t'u them se ne do te kemi sukses sepse suksesi mvaret nga ne''.
Deputeti popullore Riza Halimi ka shprehe deshiren se ky reorganizim i Trupit Koordinues do t'u mundesoje ne realizimin e te gjitha qellimeve te Qeverise nga viti 2001, e keto jane: zhvillimi ekonomik, integrimi i Shqipetareve ne institucionet republikane, multietniciteti, paqja dhe siguria ne keto tri komuna.
Kryashefi i OSBE-se ne Serbi, Hans Ola Urstad nenvizoi se procesi i nenshkrimit te kesaj marreveshje kerkon sakrifikimin e te gjitha paleve ne bisedime. ,,Ka qene e domosdoshme qe te mbizoteroje arsyeja, dhe ajo ngjau. Ky eshte nje fillim i mbare. OSBE-ja nuk do te ndalet me kete por do te vazhdoje te merr pjese ne proceset e implementimit te kesaj marreveshjeje, posaqerishte do te jete e rendesishme se qka do te ndodhe ne grupet punuese'' theksoi Urstad
Kryatari i Trupit Koordinues, Milan Markoviq, deputeti popullore Riza Halimi, kryetaret e komunave te Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes, Nader Sadiku, Shaip Kamberi dhe Sllobodan Drashkoviq, kryetari i kuvendit komunal te Bujanocit Jonuz Musliu dhe drejtori i Sherbimit te Trupit Koordinues, Nenad Gjurgjeviq, nenshkruan Vendimin rreth reorganizimiit dhe kompetencat e Trupit Koordinues.
Ne ceremonialin e nenshkrimit te kesaj marreveshje moren pjese ambasadori i SHBA-se ne Serbi, Kameron Manter si dhe perfaqesuesit e ambasades Britanike ne Beograd. Te pranishem ishin edhe sekretaret shteterore nga Ministria e Drejtesise Sllobodan Homen, obdusmani republikan, Sasha Jankoviq, nenkryetaret e Trupit Koordinues Dushan Spasojeviq, Dejan Jovanoviq dhe Sima Gazikaloviq.
