Ndihmat sociale
                   

Pyetjet sociale dhe infrastruktura

Komunat Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë klasifikuar në grupin e zonave të pazhvilluara  dhe ndër të tjera i karakterizon papunësia e lartë dhe varfëria. Duke pasur parasysh këtë, Trupi Koordinues ka hartuar një numër programesh me të cilat ka pasur si qëllim përmisimin e cilësis së jetës të qytetarëve të ktyre tri komunave. Qëllimi ynë është që para së gjithash të i ndihmojmë të rinjëve dhe të i sigurojm sa më shumë mundësi për një arsimim cilësor dhe të pandërprerë. Nëpërmjet programeve mundohemi të krijojm mbështetje për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, sikur edhe për studentët në këto tri komuna.

Gjitha programet Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i realizon bazuar në Programin për caktimin dhe përdorimin e fondeve për programet, zbatimin dhe përmisimin e drejtave sociale dhe  të pakicave dhe specifikat në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Këtë Program, Qeveria e Serbisë në fillim të çdo viti kalendarik e miraton me konkluzion.

Për nxënësit e shkollave fillore çdo vit, më 1 shtator sigurojmë dhuratë simbolike. Të gjithë nxënësve të klasëve të para në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i dhurojmë çanta shkollore, dhe në to mjetet me të cilat iu është e nevojshme të shkrujan shkronjat dhe numrat e parë –goma, kompasa, vizore, lapsa dhe ngjyra të drurit. Deri më tani i kemi gëzuar pesë gjenerata dhe prindërit e tyre, rrespektivisht 5.500 fëmijë. Shërbimi i Trupit Koordinues për këtë aktivitet deri më tani ka ndarë 15.245.199,72 dinarë.

Për nxënësit e shkollave të mesme nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja Shërbimi i Trupit Koordinues prej vitit 2009 ndanë bursa mujore në vlerë prej 6.000,00 dinarë. Bursat jepen gjatë të gjithë vitit shkollor prej shtatorit e deri në qershor. Disa nga kriteret më të rëndësishme për fitimin e bursës janë : vlera e të ardhurave të prindërve, rrespektivisht kujdestarit , suskesi i nxënësit në shkollë dhe se nxënësi a i ka të dy prindërit. Prej vitit 2009 janë ndarë 1.205 bursa, ndërsa Trupi Koordinues për këtë program ka ndarë 45.754.082,00 dinarë. Komisionin për zgjedhjen e bursistëve e përbëjn përfaqësuesit e Trupit Koordinues dhe tri komunat.

Shërbimi i Trupit Koordinues tri vitet e fundit intezivisht harton edhe projekte në fushat e arsimit të lartë. Në Medvegjë në vitin 2009 janë hapur paralelet e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik të Univerzitetit të Nishit. Studentëve të nacionalitetit shqiptar iu kemi siguruar përkthimin e shumicës të teksteve të tri viteve të para nga serbishtja në shqip. Çdo vit, një herë në vitë kemi  ndarë bursë  në shumë prej 7,000 dinarë, studentëve të cilët  arrisin  kushtin për t'u pranuar në vitin e ardhshëm akademik.

Fakulteti Ekonomik i Suboticës i Univerzitetit të Novi Sadit, në vitin 2011 ka hapur paralelen në Bujanoc. Për studentët e ksaj paralele kemi siguruar përkthimin e teksteve në gjuhën shqipe, për lëndët të cilat sipas planit të fakultetit janë paraparë të ligjerohen në gjuhën shqipe. Me ndihmën projektit të PBILD-it kemi pajisur punëtorin kompjuterike në paralelen e fakultetit, ndërsa Shërbimi i Trupit Koordinues ka blerë edhe enterijerin për një zhvillim pa penges të punës  të ktij institucioni.

Veçanërisht theksojmë programin e ndarjes së bursave për të rinjët nga Presheva dhe Bujanoci për studime  në Univerzitetin e Novi Sadit. Para tri viteve kur kemi filluar këtë projekt, shumë pak kishin besuar se a do të ketë të interesuar, sidomos duke pasur parasysh se studimi në Novi Sad është në gjuhën serbe. Deri më tani në fakultetet e Novi Sadit janë pranuar 44 të rinjë  nga Presheva dhe Bujanoci, kryesisht nga komuniteti serb dhe shqiptar. Këtë vit jemi shumë veçanarisht të kënaqur se pjestari i parë i komunitetit rom ka fituar burs për studim në Novi Sad. Bursistët marrin bursë mujore në vlerë prej 45.000 dinarë dhe për pagesën e  shkollimin nëse bëhet fjalë për studentët të cilët vetëfinansohen, sigurimin e teksteve dhe harxhimeve të përditshme në Novi Sad. Procedura e zgjedhjes së studentëve bëhet në këtë mënyrë. Në mars të çdo viti e hapim konkursin  për bursa për një numër të caktuar të studentëve i cili numër nvaret nga buxheti i po atij vitit të cilin Shërbimi i Trupit Koordinues e disponon. Kështu që vitin e parë kemi pasur 11 bursistë, dytin 21 ndërsa vitin e tretë 12. Komisionin për zgjedhjen e bursistëve e përbëjnë përfaqësuesit e Shërbimit të Trupit Koordinues dhe komunës së Preshevës dhe Bujanocit. Bursat për studim i fitojnë vetëm ata kandidat e zgjedhur të cilët e japin provimin pranues, ndërsa të drejtën për bursë e humbin nëse studentët nuk arrijnë kushtin për regjistrim të vitit të ardhshëm. Në fund të vitit 2013, në Novi Sad jetojnë dhe mësojnë 32 bursistë. Me gjithë bursistët jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe ata shprehin kënaqësinë e madhe me mundësinë e cila iu është dhënë. 

Përveç ndihmës të cilën e ofrojmë për arsim, Shërbimi i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, siguron edhe mjete financiare për vetëqeverisjet lokale, jep ndihmë të vetme për familjet në nevojë. Deri më tani kemi siguruar ndihmë të vetme për blerjen e mazutit , si dhe Spitalit special „Banja e Bujanocit“.

Përmes programeve për përfitime sociale, Shërbimi i Trupit Koordinues, qytetarëve të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ua siguron dhe lehtëson kushtet për  jetesë në fushat e arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.