Investimet
                   

Investimet

Zhvillimi i komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është një ndër prioritetet e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë. Infrastruktura është themel i zhvillimit të çdo komune, mu për këtë Trupi Koordinues, sëbashku me komunat e ka parë të rëndësishme investimin në infrastrukturë. Sëbashku me komunat, trembëdhjet vitet e fundit investojmë në ndërtimin e ujësjellësit, kanalizimit, rrugëve, fushnjoreve, shkollave fillore dhe të mesme, shtëpive të shëndetit dhe gjithë objektet tjera të cilat janë me rëndësi të veçant për qytetarët e këtyre tri komunave. Kilometrat e rrugëve lokale të asfaltuara, objektet e reja dhe ato të riparuara të shkollave, fushnjoreve dhe projektet e tjerë infrastrukturorë, kanë ndryshuar edhe vetë pamjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Duke e ditur se bëhet fjalë për komuna të pazhvilluara, Trupi Koordinues finanson dhe realizon projekte infrastrukturore me qëllim të përmirësimit të përgjithshëm të kualitetit së jetës së qytetarëve në këto komuna.

Shërbimi i trupit Koordinues nëpërmjet buxhetit vjetorë planifikon mjete për projekte infrastrukturore dhe kjo është kontribut i veçantë ndaj zhvillimit të komunave, sepse komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë komunat e vetme në Serbi të cilat, përveç nga Ministria e finansava, mjete për projekte infrastrukturore marrin edhe nga Shërbimi i trupit Koordinues.

Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë propozojn projektet çdo vitë dhe këto projekte aprovohen në mbledhje të përbashkëta. Kjo praktikë përdoret sepse komunat më së miri i dijnë nevojat e qytetarëve dhe prioritetet për fuqizim ekonomik.

Në sferën e infrastrukturës, trupi Koordinues nga periudha prej vitit 2000. – 2013. ka investuar 5.101.045.689,76 dinarë, edhe atë në komunën e Bujanocit 1.871.266.384,34 dinarë, në komunën e Preshevës 1.614.433.656,38 dinarë dhe në komunën e Medvegjës 1.615.345.649,04 dinarë.

Në buxhetin e vitit 2013, mjetet të cilat janë ndarë komunave për projekte infrastrukturore kapin vlerën prej 224.630.000,00 dinarë, edhe atë: komunës së Preshevës 93.344.600,00 dinarë, komunës së Bujanocit 95.590.900,00 dinarë dhe komunës së Medvegjës 32.694.500,00 dinarë.

Në buxhetin e Shërbimit të trupit Koordinues për vitin 2014, shuma e përgjithshme për investime në infrastrukturë kapë vlerën prej 246.602.000,00 dinarëve.