eShërbimi
                   

eShërbimi

INFORMACIONET PËR TË PARAQITUR KËRKESËN PËR QASJE NË INFORMATA

Informacionet të cilat gjenden në dokumentet të cilat i disponon Shërbimi i Trupit Koordinues, do të jenë në dispozicion të kërkuesve të informacionit, rrespektivisht do të jetë e mundur shikimi i atyre dokumenteve ose do të jepet kopja e tyre në përputhshmëri me dispozitat e Ligjit për qasje të lirë të informacioneve nga rëndësia publike, përveç kur përmes këtij ligji janë paraparë kushtet për përjashtim ose kufizim të së drejtës për qasje në informacionet nga rëndësia publike.

Procedura për qasje në informata nga interesi publik bëhet në përputhje me Ligjin për qasje të lirë të informacioneve nga rëndësia publike, mbi bazën e një kërkese me gojë ose me shkrim për të ushtruar të drejtën për qasje në informacionet nga rëndësia publike.

Kërkesa duhet të përmbaj emrin e organit qeverisës, emrin, mbiemrin dhe adresën e personit që ka bërë kërkesën, sa më shumë të jetë precize përshkrimi i informacionit të cilin e kërkon, si dhe të dhanurat tjera të cilat lehtësojnë zbulimin e informacionit të kërkuar.

Shërbimi i Trupit Koordinues pa vonesë dhe më së voni në një afat prej 15 ditëve nga dita e marrjes së kërkesës, njofton personin që ka bërë kërkesën rreth posedimit e informacionit, vendos për shqyrtim dokumentin i cili përmban informacionin e kërkuar, përkatësisht jep apo dërgon kopje të atij dokumenti. Me një njoftim rreth kësaj se kërkuesit do të ketë në dispozicion dokumentin i cili përmban informatat e kërkuara, përkatësisht duke ia dhënë kojen e atij dokumentit, e njofton kërkuesin për kohën, vendin dhe mënyrën në të cilën informacionet do të jenë në dispozicion, shumën e nevojshme të shpenzimeve për kopjimin e dokumentit, ndërsa në rast pamundësie të mjeteve teknike për të bërë kopje, e informon kërkuesin për mundësin e përdorimit të paisjeve të veta për bërjen e kopjes.

Qasja në dokument i cili përmban informacionin e kërkuar, i cili është papagesë, kryhet në ambijentet zyrtare të Shërbimit të Trupit Koordinues. Kërkuesi mund që për shkaqe të arsyseshme të kërkojë që qasja në dokument i cili përmban informacionin e kërkuar të kryhet në një kohë tjetër nga ajo kohë të cilën organi i ka caktuar, prej të cilit organ është kërkuar informacioni.

Kopja e dokumentit e cila përmban informacionin e kërkuar lëshohet me detyrimin ndaj kërkuesit për të paguar shpenzimet e nevojshme për kopjet e bëra në përputhëshmëri me faturën e shpenzimeve të përcaktuar nga Qeveria. Nga obligimi për të paguar taksën janë të liruar gazetarët kur kopjen e dokumentit e kërkojnë për të kryer punët e tyre, shoqata për mbrojtjen e drejtave të njeriut kur kopjen e dokumentit e kërkojnë në mënyrë për ti arritur qëllimet e shoqatës, vetën në rastet të përshkruara nga neni 10. paragrafi 1. të Ligjit për qasje të lirë në informacionet nga rëndësia publike.

Nëse organi qeverisës rrefuzon në mënyrë të tërësishme apo të pjesërishme njofton kërkuesin për mbajtjen e informacioneve, që të lë në dispozicion dokumentin i cili përmban informacionin e kërkuar, që ti a lëshojë, përkatësisht ti dërgoj kopjen e dokumentit, është i detyruar që të sjellë vendimin për rrefuzimin e kërkesës dhe atë vendim të sqaroj me shkrim, si dhe ta udhëzojë kërkuesin në mjetet juridike për tu ankuar kundër një vendim të tillë.

Kërkesat për realizimin e të drejtave në qasjen e informacioneve nga rëndësia publike mund të dorëzohen Shërbimit të Trupit Koordinues përmes shërbimit postal ose përmes dorëzimit në regjistër. Selia e Shërbimit të Trupit Koordinues është në Beograd, Novi Beograd, Pallati Serbija, Bulevar Mihaill Pupina nr 2 .

Orari i punës i Trupit Koordinues është prej orës 8,30 deri ora 16,30

Kwtu mundeni ti merrni formularwt:

KËRKESA PËR INFORMACIONET NGA RËNDËSIA PUBLIKE

SHEMBULLI I ANKESWS KUR NUK WSHTW VENDOSUR SIPAS KWRKESWS

SHEMBULLI I ANKESWS KUNDWR VENDIMIT TW REFUZIMIT TW QASJES NW INFORMACION

SHEMBULLI PWR INFORMIMIM RRETH SIGURIMIT TW QASJES NW INFORMACIONE