Arsimi fillor
                   

Arsimi fillor

Nëpërmjet programit për nxitjen e aktiviteteve të shoqatave qytetare, Shërbimi i Trupit Koordinues ka kontribuar që fëmijët e nacionalitetit rom të inkuadrohen në arsimimin obligativ parashkollor, dhe ka mbështetur trajnimin e edukatoreve të bashkësive të ndryshme etnike me qëllim të përmirsimit të kualitetit të arsimit parashkollor duke punuar me fëmijë të nacionaliteteve të ndryshme dhe duke promovuar qasje gjithëpërfshirëse në punë. Në frymën e promovimit të arsimit gjithëpërfshirës Shërbimi i Trupit Koordinues ka mbështetur punën e shoqatës nga Presheva e cila mirret me arsimimin e fëmijëve me nevoja të posatçme. Shërbimi i Trupit Koordinues ka përkrahur edhe zhvillimi e arsimit muzikor duke ndihmuar Shkollën fillore të muzikës në Preshevë.

Për nxënësit e tri komunave të cilët fillojn në klasë të parë, Shërbimi i trupit Koordinues çdo shtator ndanë paisje dhe çanta shkollore. Deri tani pesë gjenerata u janë gëzuar këtyre dhuratave simbolike.

Shërbimi i Trupit Koordinues ka kontribuar edhe në sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore duke marr pjesë në punën e grupit punues të cilin e përbëjnë përfaqësues të Ministrisë së arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Shërbimit të Trupit Koordinues, Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Këshillit nacional për arsim, Institutit për avancimin e shkollimit dhe arsimit, dhe botuesit privat dhe shtetëror. Procedura e aprovimit të teksteve shkollor është e paraparë me Ligjin mbi bazat e sistemit të arsimimit dhe edukimit, Ligjin mbi tekset dhe lëndët tjera arsimore, dhe duke e marr parasysh se bëhet fjalë për pakicë nacionale, Ligjin mbi këshillet nacionale të pakicave nacionale. Numri i përgjithshëm i teksteve dhe fletoreve të punës  të cilët kanë marrë pëlqimin e ministrit arsimit për përdorim në shkollat fillore është 88. Një pjesë e teksteve janë përkthyer nga sërbishtja në gjuhën shqipe, pjesa tjetër është nga Republika e Shqipërisë ndërsa një numër i caktuar i teksteve është shkruar nga autorë të Bujanocit dhe Preshevës.

Për fëmijët parashkollor janë aprovuar 2 tekste në gjuhën shqipe të shtëpisë botuese Klet nga Beogradi (zhvillimi i të folurit në gjuhën shqipe dhe matematikë)

Lista e teksteve të aprovuara për nxënësit në shkollat fillore në gjuhën shqipe

Ligji për themelet e sistemit arsimor dhe edukativ:

Ligji për tekste shkollore dhe mjeteve të tjera mësimore:

Ligji për këshillat nacionale të pakicave kombëtare

Studimin mbi mundësitë e avansmit të mësimdhënies dhe mësimit te gjuhës serbe  si gjuhë joamtare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë mund t'a shkarkoni këtu