Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
17. tetor 2022.

DERBI I PËRHERSHËM I JUGUT DINAMO- BSK NË “BETON” LIGËN

Bujanoc – Beograd – Derbi i përjetshëm i jugut mes BSK-së së Bujanocit dhe Dinamos së Vranjës ka përfunduar me barazim 2:2. Ndeshja u luajt në Vranjë, në kuadër të xhiros së pestë të ligës së rrethit të Pçinjës.

17. tetor 2022.

ËSHTË HAPUR KONKURSI PËR PRAKTIKË PROFESIONALE

Bujanoc - Beograd - Komuna e Bujanocit ka shpallur thirrje publike për punëdhënës të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në programin e aftësimit profesional dhe të pranojnë praktikantë për punë nga 6 deri në 12 muaj.

Bujanoc - Beograd - Komuna e Bujanocit ka shpallur thirrje publike për punëdhënës të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në programin e aftësimit profesional dhe të pranojnë praktikantë për punë nga 6 deri në 12 muaj.

17. tetor 2022.

NXËNËSIT NGA “N.FRASHËRI” DHE “B.RADICEVIQ” SË BASHKU MËSUAN MBI EKOLOGJINË

Bujanoc - Beograd - Nxënësit e shkollave fillore të Bujanocit "Branko Radiçeviq" dhe "Naim Frashëri" morën pjesë në punëtori për ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit në kuadër të projektit "Vala e Gjelbër" të zbatuar nga shoqata e qytetarëve "Fqinjët për paqe 017" nga Bujanoci.

14. tetor 2022.

GARA PËR FËMIJËRI MË TË LUMTUR NË LEVOSOJ

Bujanoc – Beograd - Kryqi i Kuq i Bujanocit, së bashku me shkollën fillore " Vuk Stefanoviq Karaxhiq " në Levosoj, të hënën (17 tetor) organizojnë garën tradicionale "Gara për fëmijëri të lumtur". Gara do të zhvillohet në stadiumin e Levosojës me fillim nga ora 13:00.

11. tetor 2022.

NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOC ËSHTË PRITUR GJENERATA E 12 E STUDENTËVE

Bujanoc – Beograd - Gjenerata e dymbëdhjetë e studentëve të Fakultetit Ekonomik të Suboticës  në paralelen në Bujanoc filluan studimet në këtë institucion të arsimit të lartë.

7. tetor 2022.

HPV VAKCINËN E KAN MARUR 13 FËMIJË NË BUJANOC

Bujanoc - Beograd - Në shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, që nga muaji qershor janë dhënë vetëm 13 doza të vaksinave kundër virusit human papillom (HPV), thonë autoritetet në këtë objekt shëndetësor.

7. tetor 2022.

FILLUAN PUNIMET NË PETRA DRAPSHINA

Bujanoc - Beograd - Rindërtimi i rrugës Petra Drapshina në qendër të Bujanocit ka filluar të mërkurën, një muaj pas nënshkrimit të kontratës. Afati i përfundimit është 60 ditë.

6. tetor 2022.

JAVA E FËMIJËVE NË BUJANOC

Bujanoc – Beograd - Fëmijët e entit parashkollor “Gëzimi ynë”, dhe paralelet e ketij institucioni ne shkollen "Naim Frasheri" në Bujanoc, në ditën e dytë të Javës së Fëmijëve, vizituan bibliotekën e qytetit “14. Nëntori”, ndërsa parashkollorët në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc mësuan për miqësinë dhe solidaritetin nga shokët e tyre më të mëdhenj të shkollës.

6. tetor 2022.

ARIFI: FËMIJËT JANË PASURIA JONË MË E MADHE

Bujanoc – Beograd -  Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, sot ka pritur në zyrën e tij fëmijët e entit parashkollor “Gëzimi ynë”, në kuadër të shënimit të Javës së Fëmijëve.

6. tetor 2022.

TEKSET SHKOLLORE FALAS PËR ROMËT NGA SHKOLLA "SVETI SAVA".

Bujanoc – Beograd - Shoqata “Ëndrra rome” ka siguruar 57 komplete librash për nxënësit romë të shkollës së mesme të Bujanocit “Sveti Sava” në Bujanoc.

«Претходна страна   Следећа страна»