Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
27. qershor 2019.

NXËNËSIT MË TË MIRË NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA NË BEOGRAD

Beograd - Nxënësit më të mirë të klasës së gjashtë të shkollave fillore nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, gjithsej142, për sukses në shkollë janë shpërblyer me një vizitë dy-ditore në Beograd. Ata lundruan nëpër Danub, vizituan Kalemegdanin, Kopshtin Zoologjik dhe u kthyen në shtëpi me shumë përshtypje.

27. qershor 2019.

PARAQITJA PËR STUDIME NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOC

Bujanoc – Brucoshat e ardhshëm që duan të regjistrohen në Departamentin e Bujanocit e Fakultetit Ekonomik nga Subotica mund të aplikojnë deri ditën e enjte (27 qershor), me të cilën arrijnë të drejtën për t`iu nënshtruar provimit pranues më 3 korrik.

24. qershor 2019.

PLLAKA PËRKUJTIMORE PËR KRERËT E KRYENGRITJES SË JABLLANICËS DHE TOPLLICËS

Medvegjë - Në kujtim të një shekulli, 102 vjet nga Kryengritja e Jabllanicës dhe Topllicës, komuna e Medvegjës, Këshilli Komunal i Shoqatës së Pasardhësve të luftëtarëve të Serbisë 1912-1920 të Medvegjës dhe kombi mirënjohës i Jabllanicës së Epërme ngritur pllakë përkujtimore për organizatorët dhe udhëheqësit e kryengritjes, dhe komandantëve Milinko dhe Toshka Vlahoviq.

24. qershor 2019.

PËR NXËNËSIT MË TË MIRË NGA MEDVEGJA SHPËRBLIME NË TË HOLLA DHE LARJE FALAS NË BANJË TË SIJARINËS

Medvegjë - Komuna e Medvegjës këtë vit do të shpërblej gjithsej 23 nxënësit në shumën e përgjithshme prej 131,000 dinarë dhe për ata të cilët janë fitues të diplomës "Vuk Karaxhiq" dhe nxënësit të cilët kanë arritur rezultate të rëndësishme në garat kombëtare...

18. qershor 2019.

DITA E TË FTUARËVE TË USHTRIMIT MULTINACIONAL USHTARAK “UJKU PLATIN 19”

Bujanoc – Dita e të ftuarve të lartë të stërvitjes ushtarake shumëkombëshe "Ujku Platin 19", në të cilën morrën pjesë më shumë se 500 pjesëtarë nga dhjetë vende partnere, u mbajt në bazën "Jug" afër Bujanocit në prani të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë...

11. qershor 2019.

NË BUJANOC 40 EKONOMISTË TË DIPLOMUAR

Bujanoc – Në Fakultetin Ekonomik në Bujanoc të shtunën është promovuar një gjeneratë e re e ekonomistëve të diplomuar.

10. qershor 2019.

TË RINJËT SHQIPTARË DHE SERBË KANË PASTRUAR LIQENIN DHE KANË DËRGUAR POROSI TË QARTË MË TË VJETËRVE

Bujanoc - Të rinjtë serbë dhe shqiptarë, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Bujanoc, pastruan të dielën bregun e Liqenit të Bujanocit, në kuadër të projektit të Grupit 484 "Qyteti ynë - shkollat ​​tona," dhe më të vjetërve i porostiën që t`i ngjajnë atyrëve - jo vetëm në aspektin e e mbrojtjes së mjedisit.

10. qershor 2019.

NXËNËSVE TË BUJANOCIT IU JANË DORËZUAR ÇERTIFIKATAT E AMBASADËS SË SHBA-SË

Bujanoc, Beograd – Nxënësit nga Bujanoci, 25 prej tyre të shoqëruar nga prindërit e tyre ishin mysafirë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku edhe iu dorëzuan çertifikatat për të shënuar përfundimin e shkollës dy vjeçare të gjuhës angleze.

10. qershor 2019.

NË MEDVEGJË ËSHTË MBAJTUR TURNEU NDËRKOMBËTAR I KARATESË

Medvegjë – Pesëmbëdhjeti me rradhë, turneu ndërkombëtar i karatesë "Jablanica Open 2019" u mbajt në sallën sportive në Medvegjë. Vendin e parë e morri klubi i Vrajës Feniks, vendi i dytë u mor nga karatistët nga Pukovca, dhe vendi i tretë ishte Federata e Sporit të Karatesë nga Bosilegradi.

10. qershor 2019.

PAN TEATRI NË TEATRIN E BUJANOCIT

Bujanoc - Me dy shfaqje në dy ditë, Teatri Pan nga Beogradi ka impresionuar audiencën teatrore në Bujanoc, ndërsa organizaori Teatri Amator i Bujanocit (BAP) paralajmron shfaqje të reja të tupave teatral nga  e gjithë Serbia, por edhe premierën e saj.

  Следећа страна»