Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
22. mars 2017.

MBLEDHJA E KËSHILLIT TË RRETHIT TË JABLLANICËS

Medvegjë – Në mbledhjen e Këshillit të Rrethit të Jabllanicës, në të cilin është biseduar mbi zbatimin e Ligjit të Legalizimit dhe reformave të sistemit odave në Serbi, është thënë se Leskoci është qyteti i cili më së shpejti e ka kryer regjistrimin e objekteve të palegalizuara, si edhe se punën e kanë kryer edhe komuna e Medvegjës...

22. mars 2017.

INFORMATIKA LËNDË OBLIGATIVE, HIQEN LËNDËT E ZGJEDHURA

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Aleksandar Lipkovski, kryetari i Këshillit Nacional Arsimor ka thënë se në rend të ditës të mbledhjes së ardhshme të Këshillit Nacional Arsimor, e cila do të mbahet më 11 prill, është propozimi i planit të ri arsimor për klasën e pestë, gjashtë, shtatë dhe tetë dhe programit të ri arsimor për klasën e pestë të shkollës fillore.

21. mars 2017.

FRIZERJA NGA PRESHEVA FALAS ZBUKURON GRATË NË QENDRËN PËR PRANIM

Preshevë – Një herë në javë Teuta Jusufi mbyll sallonin e saj në Preshevë dhe me ndihmëset e veta niset për në Qendrën për Pranim për t`i rregulluar flokët falas refugjateve, ndërsa buzëqeshjet të cilat ia dhurojnë gratë të cilat kanë kaluar luftën e tmerrshme, siç thotë ajo nuk kanë çmim.

21. mars 2017.

KOMUNA E BUJANOCIT: KONKURS PËR FINANCIMIN PROJEKTUES TË PËRMBAJTJEVE KULTURORE

Bujanoc – Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs publik për financimin e programeve dhe projekteve vjetore nga fusha e kulturës në territorin e komunës së Bujanocit. Me vendim të Kuvendit të Komunës nga buxheti i vitit 2017, për këtë qëllim janë paraparë 1,7 milionë dinarë.

21. mars 2017.

KOMUNA E MEDVEGJËS KA NËNSHKRUAR KONTRATË MBI TRANSFERET E DEDIKUARA PËR ZHVILLIMIN E MBROJTJES SOCIALE ME MINISTRINË PËR PUNË, PUNËSIM DHE PËR ÇËSHTJE SOCIALE DHE VETERANE

Medvegjë – Ministri në Ministrinë për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale, Aleksandar Vulin, ka nënshkruar me përfaqësuesit e 123 vetqeverisjeve lokale nga e gjithë Serbia...

21. mars 2017.

KONKURSI PËR SHKOLLAT FILLORE PËR PJESËMARRJE NË PROJEKTIN “SËBASHKU DREJT SHKOLLËS SË MESME – PËRKRAHJA PËR FËMIJËT NGA GRUPET E CENUESHME PËR TË KALUAR NË SHKOLLËN E MESME” (AFATI 24.03.2017)

Fondacioni i Fëmijëve Pestaloci (Pestalozzi Children’s Foundation) dhe Qendra për Politika Arsimore realizon projektin “Sëbashku drejt shkollës së mesme – përkrahja për fëmijët nga grupet e cenueshme për të kaluar në shkollën e mesme”.

20. mars 2017.

ËSHTË RRITUR NUMRI I SHFRYTËZUESVE TË SHËRBIMEVE TË QENDRËS PËR PUNË SOCIALE NË BUJANOC

Bujanoc – Në territorin e komunës së Bujanocit vitin e kaluar kanë qenë 4.130 shfrytëzues të shërbimeve të Qendrës për Punë Sociale. „Sipas të dhënave më të reja, rreth një mijë familje marrin ndihmë sociale, ndërsa vlera e mjeteve sillet nga rasti në rast. Vlera mujore sillet në prej tetë deri 26 mijë dinarë”, thot drejtori i këtij institucioni Nijazi Ahmeti.

20. mars 2017.

ËSHTË ZGJATUR QËNDRIMI DITOR NË SHF “BRANKO RADIÇEVIQ”

Bujanoc – Si përgjigje për nevojat prindërve të punësuar, në SHF “Branko Radiçeviq” në Bujanoc është vazhduar program i qëndrimit të zgjatur për nxënësit e klasës së parë dhe të dytë. Qëndrimin e zgjatur momentalisht e ndjekin 33 nxënës të nacionalitetit rom dhe serb.

20. mars 2017.

OT MEDVEGJA KA FILLUAR VENDOSJEN E SINGALIZIMIT TURISTIK

Medvegjë – Organizata turistike e komunës së Medvegjës ka filluar vendosjen e sinjalizimit turistik, ndërsa tabela e parë turistike e mirëseardhjes e vendosur në fillim të territorit të komunës së Medvegjës, në fshatin Rujkovcë.

16. mars 2017.

PËR FËMIJËN E TRETË REGJISTRIM FALAS NË ÇERDHE

Bujanoc - Për qëndrim ditor për një fëmijë në entin parashkollor “Gëzimi ynë” në Bujanoc në mujor prindërit paguajnë 2600 dinarë për fëmiun e parë , për të dytin 20% më pak apo 2080 dinarë dhe nëse edhe fëmiun e tretë e kanë në çerdhe ai do të vijoj pa pagesë, ka thënë për medie pedagogu i këtij institucioni, Vesna Aleksiq,

«Претходна страна   Следећа страна»