Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
17. janar 2017.

NË QENDRËN PËR PRANIM NË PRESHEVË ARRIJNË EMIGRANTËT NGA BEOGRADI DHE SUBOTICA

Preshevë – Në Qendrën për Pranimin e Emigrantëve në Preshevë momentalisht qëndrojnë rreth 980 njerëz, ndërsa në mesin e tyre ka më shumë se 250 fëmijë dhe të rinj deri në moshën 18 vjeç.

17. janar 2017.

PUNËSIMI I PUNËTORËVE TË RINJ PËR LEGALIZIMIN E OBJEKTEVE

Beograd – Ministria e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës ka paralajmruar se gjatë janarit në 130 qytete dhe komuna në Serbi do të punësoj 889 punëtorë të rinj të cilët do të angazhohen në implementimin më të shpejtë të Ligjit mbi Legalizimin e Objekteve.

17. janar 2017.

AGJENSIONI ZHVILLIMOR I SERBISË: KONKURS PËR ZGJEDHJEN E IDEVE MË TË MIRA PROJEKTUESE PËR ZHVILLIMIN E RAJONIT (AFATI 31.03.2017)

Beograd – Agjensioni Zhvillimor i Serbisë (RAS) ka shpallur Konkurs për zgjedhjen më të mirë të ideve projektuese, të cilat kanë për qëllim prezentimin e projekteve investuese në një rajon apo pjesë të rajonit në Republikën e Serbisë.

16. janar 2017.

ËSHTË GJETUR I VDEKUR NË BORË NJË MASHKULL NË MEDVEGJË

Medvegjë – Mitar Lubisavleviq nga fshati Retkocer në Medvegjë, është gjetur i vdekur në borë jo larg shtëpisë së tij, pas dy ditë kërkimi.

16. janar 2017.

NGA SOT NIS MËSIMI NË SHKOLLAT E MEDVEGJËS

Medvegjë – Shkollat në Medvegjë, si edhe ato në Novi Pazar, Sjenicë, Tutinë dhe Ivanjicë, prej sot vazhdojnë me mësim të rregullt, ndërsa situatë e jashtëzakonshme është edhe në territorin e Peshterske Visoravni, ku problem i madh është ngrirja e ujësjellsit. 

16. janar 2017.

EPIDEMIA E GRIPIT NË LESKOC, MEDVEGJË, LEBAN, BOJNIK DHE VLLASOTINCË

Leskoc, Medvegjë – Enti për Shëndet Publik i Leskocit ka paralajmruar dje Insitutin për Shëndet Publik “Milan Jovanoviq – Batut”, epideminë e gripit në territorin e Rrethit të Jabllanicës.

16. janar 2017.

NË RRETHIN E PÇINJËS NGA GRIPI JANË PREKUR 435 PERSONA

Vranjë, Bujanoc – Në Rrethin e Pçinjës janë sëmurë 435 persona nga gripi në javën e parë të janarit. „Ky numër edhe më tej shkon në rritje kur bëhet fjalë për infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, por epidemia ende nuk është shpallur”, ka thënë epidemilogu Slagjan Stankoviq nga ZZJZ-a.

16. janar 2017.

FTESA PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME NË KUADËRT TË PROGRAMIT TË INKURAJIMIN E SIPËRMARRËSISË PËRMES PROJEKTEVE ZHVILLIMORE

Programi i inkurajimit të zhvillimit të sipërmarrësisë përmes projekteve zhvillimore realizohet nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Fondin për Zhvillim të Republikës së Serbisë. Gjithsej mjete të disponueshme për realizimin e këtij program janë 600.000.000,00 dinarë.

9. janar 2017.

NË MEDVEGJË MBLIDHET SHTABI PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME

Medvegjë – Në komunën e Medvegjës është mbajtur mbledhja e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme përshkak të paralajmrimit të të rënave të mëdha të borës në territorin e komunës.

9. janar 2017.

NË MEDVEGJË ËSHTË SHPALLUR SITUATË E JASHTËZAKONSHME

Medvegjë – Në territorin e komunës së Medvegjës është shpallur situatë e jashtëzakonshme përshkak të rrugëve të pakalueshme dhe të rënave të mëdha të borës të cilat krijojnë probleme shtesë.

«Претходна страна   Следећа страна»