Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
2. shtator 2016.

MË SHUMË NXËNËS TË KLASAVE TË PARA NË VRAJË DHE BUJANOC, NDËRSA MË PAK NË TËRGOVISHTË DHE BOSILEGRAD

Vrajë, Bujanoc – Në shkollat e mesme në Rrethin e Pçinjës dje kanë filluar shkollimin 2.063 fatosa, prej të cilëve numri më i madh në Vrajë, ku klasën e parë e kanë filluar 797 nxënës të klasave të para, ndërsa në komunën e Bujanocit 435 fatosa.

2. shtator 2016.

NË MEDVEGJË 52 NXËNËS TË KLASAVE TË PARA NË BANKAT SHKOLLORE

Medvegjë – SHF “Jabllanica e Epërme” në Medvegjë, është e gatshme që ta nis vitin e ri shkollor 2016/2017. Shkolla për kohën e pushimit veror ka kryer të gjitha përgaditjet për fillimin e punës. Do të pastrohen të gjitha hapësirat, të sanohen prishjet dhe të rregullohen bankat dhe ulëset.

2. shtator 2016.

NDËRPREHET UDHËTIMI PËR SELANIK DERI NË VERËN E ARDHSHME

Preshevë, Ristovcë, Vrajë, Leskoc – Punimet në Korridorin 10 kanë sjellur deri tek ndryshimi në komunikacionin hekurudhor, kështu që treni në realicionin Beograd – Shkup – Selanik, i njohur si “Helas”, nga 3 shtator do të ndërprehet përkohësisht, ndërsa pritet që përsëri të qarkullor në verën e vitit të ardhshëm.

1. shtator 2016.

STANKOVIQ URON NXËNËSIT E KLASAVE TË PARA PËR FILLIMIN E SHKOLLIMIT

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues, ka uruar nxnësit e klasave të para për fillimin e shkollimit, duke iu uruar sukses në arritjen e arsimimit.

„Para së gjithash uroj që të jeni nxwnës të mirë, që me zell t`i kryeni detyrat tuaja dhe të krijoni shoqëri, si dhe se ndokush në mesin tuaj të arrij qëllimet më të larta në arsimim“, ka thënë Stankoviq.

1. shtator 2016.

ËSHTË SHPALLUR KONKURS PËR PRAKTIKË PUNE

Shkolla e Hapur e Beogradit (BOSH), në partneritet me Odën Ekonomike të Serbisë, ndërsa me përkrahje të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë, për herë të dytë me radhë realizon projekti PRAKSAM 2 – Vendosja e të rinjëve në botën e punës, si mbështetje për realizimin e qëllimeve të Strategjisë Nacionale për të Rinj.

Ky program ka për qëllim avansimin e punësimit të të rinjëve në Serbi, duke iu siguruar mundësi njerëzve të rinj që të arrijnë përvoj punë dhe në këtë mënyrë të lidhem mirë me tregun e punës.

1. shtator 2016.

SHF “BRANKO RADIÇEVIQ”: PRANIMI ZYRTAR I 184 FATOSAVE

Bujanoc – Në SHF “Branko Radiçeviq”, në Bujanoc, sot dita e parë e vitit shkollor do të jetë ditë ceremoniale.

Personeli arsimor dhe nxënësit e klasave të larta do të përgadisin pranimin tradicional për fatosat. Fillimi i ceremonisë është caktuar për në ora 13:15 minuta.

«Претходна страна