Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
4. korrik 2016.

MATERNITETI NË PRESHEVË KA FITUAR APARATIN PËR KONTROLLIMIN E VESHËVE TEK FOSHNJET

Preshevë – Në kuadër të aksionit të Fondacionit Blic “Zemër për Fëmijët”, të cilin e sponzorizon Ministria e Shëndetësisë, ndërsa partner medial është RTS-i, qëllimi i të cilëve është që të gjitha 56 maternitetet në Serbi të fitojnë aparate për kontrollimin neonatal të veshit, aparatin për kontrollimin e veshit tek fëmijët e sapolindur ka fituar edhe materniteti në Preshevë, i cili u bë materniteti i 38 me rradhë në Serbi i cili ka fituar aparatin e përmendur më lartë.

4. korrik 2016.

NË RRETHIN PÇINJËS DERI MË TANI JANË MBYTUR 466 KAFSHË

Bujanoc, Preshevë – Deri të premten në shtatë komunat e Rrethit të Pçinjës janë mbytur 466 kafshë të infektuara me virusin e “lëkurës së enjtur”, ka vërtetuar Shtabi Nacional për luftën kundër të kësaj sëmundjes së kafshëve.

1. korrik 2016.

ISMAIL PAJAZITI, KRYESHEF I RI I ADMINISTRATËS KOMUNALE NË BUJANOC

Bujanoc – Juristi Ismail Pajaziti është zgjedhur kryeshef i ri i Administratës Komunale të Bujanocit, në të cilën pozitë ishte deri më tani Nasim Rexhepi.

1. korrik 2016.

NË LECE ËSHTË MBAJTUR TURNEU NË FUTBOLL TË VOGËL

Medvegjë, Lece – Në Vidovdan në Lece është mbajtur turneu në futboll të vogël “Sasha Shukoviq – Cale”, në të cilën kanë marrë pjesë gjashtë ekipe.

1. korrik 2016.

STIMUJT PËR PËRPUNIMIN E PEMËVE DHE PERIMEVE NGA MINISTRIA E BUJQËSISË

Stimujt e Ministrisë së Bujqësisë përfshijnë përkrahjen e programeve të cilët i përkasin investimeve në bujqësi për avansimin e konkurencës dhe arritjen e standardit të kualitetit dhe programit për investim në përpunimin e prodhimeve bujqësore, në sektorin e pemëve dhe perimeve.

«Претходна страна