Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
20. maj 2016.

URIMI I ZORAN STANKOVIQIT PËR KRYETARIN E KOMUNËS SË BUJANOCIT SHAIP KAMBERI

Beograd – Bujanoc – Shaip Kamberi në seancën konstituive të Kuvendit të Komunës së Bujanocit, është zgjedhur për kryetar të kësaj vetqeverisje lokale. Kamberi dje e morri detyrën nga kryetari i deritanishëm i komunës Nagip Arifi.

20. maj 2016.

THIRRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME PËR ORGANIZATAT QË MIRREN ME AVANSIMIN E ROMËVE

Beograd – Programi zhvillimor PROGRESI Europian sot ka shpallur ftesë publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për organizatat e shoqërisë civile të cilat merren me avansimin e pozitës së bashkësisë rome në Serbi. 

19. maj 2016.

FAKULTETI EKONOMIK NË SUBOTIC SHËNOI 56 VJETORIN

Subotica - Fakulteti Ekonomik në Subotic shënoi 56 vjetorin e egzistimit. Solemniteti është organizuar në amfiteatrin e fakultetit, ku morrën pjesë rektorët, dekanët dhe profesorët e Universitetit të Sarajevës, Beogradit, Mariborit, Nishit, Tetovës, dhe shumë të ftuar dhe bashkëpuntorë tjerë të fakultetit, përfaqësus të mediave dhe shoqërvive ekonomike, si dhe nga Trupi Koordinues.

19. maj 2016.

ËSHTË SHËNUAR DITA E KOMUNËS SË MEDVEGJËS

Medvegjë – Sot komuna e Medvegjës në mbledhjen solemne në ndërtesën e Kuvendit Komunal dhe me programin kulturoro-artistik në Shtëpinë e Kulturës ka shënuar ditën e komunës. Kjo ka qenë mundësia që të bisedohet rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të komunës dhe projekteve prioritare dhe aktiviteteve në të cilat duhet të punohet.

18. maj 2016.

SITUATA NË JUGUN E SERBISË E NJEJTË SI NË PJESËT TJERA TË REPUBLIKËS SË SERBISË

Vrajë – Vitin e kaluar në adresën e ombusmanit nga shtatë komuna të rrethit të Pçinjës kanë arritur rreth një mijë ankesa, ndërsa nga Vraja diçka më shumë se 350. Situata në jugun e Serbisë sipas këtyre të dhënave, duke mos marrë parasysh gjendjen ekonomike dhe përmbërjen shumë nacionale të banorëve, nuk dallon nga pjesët tjera të Republikës së Serbisë.

17. maj 2016.

FTESË PËR REGJISTRIM NË PARALELEN E FAKULTETIT EKONOMIK NË BUJANOC

Shërbimi i Trupit Koordinues në bashkëpunim me Progresin Europian dhe Fakultetin e Ekonomik të Suboticës kanë nisur fushatën për të ftuar  studentët e ardhshëm që të regjistrohen në Paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc.

16. maj 2016.

ËSHTË FORMUAR PUSHTETI LOKAL NË BUJANOC

Bujanoc – Në Bujanoc dje është mbajtur mbledhja konstituive e Kuvendit Komunal, ku në të cilën janë verifikuar mandatet e këshilltarëve, është zgjedhur kryetari i komunës, zëdhënës kryetari, kryetari i Kuvendit Komunal dhe Këshilli Komunal.

12. maj 2016.

JUGPRESI SHËNOI DHJET VJETORIN E EGZISTIMIT

Agjensioni informativ rajonal Jugpres, me seli në Leskoc, ka shënuar dhjet vjetorin e punës së tij. Jugpres është agjensioni i parë i themeluar jashtë Beogradit me qëllim që të mirret me temat rajonale, me aksent të veçantë në Bujanoc, Preshevë, Medvegjë, Kosovë dhe Metohi, si dhe në Maqedoni veriperendimore.

11. maj 2016.

ARSIQ: ZHVILLOHET VIZITA E TERRENEVE PËR TË VLERËSUAR DËMET NGA BRËSHËRI

Medvegja – Stuhi të rënda të shoqëruara nga breshëri të cilat të dielen e goditën fshatin Negosavle, Cërni Vërh, Buçumut, Llapashticën e Epërme dhe Gjulekar në komunën e Medvegjës, ka bërë dëme të mëdha në të mbjellurat. Nga stuhit e rënda më së shumti kanë pësuar të mbjellurat me dredhëza, mjedura, patate, misër, por edhe kulturat e tjera bujqësore.

11. maj 2016.

FTESAT PUBLIKE PËR PËRKRAHJEN FINANCIARE TË INFRASTRUKTURËS INSTITUCIONALE BIZNESORE

Programi i përkrahjes së infrastrukturës institucionale biznesore realizohet nga Agjensioni Zhvillimor i Serbisë (RAS), i cili në këtë mënyrë përkrah projektet më të mira të cilët kanë qëllim zhvillimin e subjekteve afariste të bazuara në dituri, inovativitet, konkurencë,...

«Претходна страна   Следећа страна»