Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
3. mars 2016.

FËMIJËT ME INVALIDITET NË SERBI DO TË MARRIN SHTESA PËR FËMIJË TË RRITURA PËR 50 PËRQIND

Fëmijët me invaliditet në Serbi në të ardhmen do të marrin shtesat fëmijore të rritura për 50 përqind në raport me përdoruesit tjerë, dhe kështu kjo është një formë e mbështetjes për familjarët e tyre të cilat i parasheh Propozim Ligji për Mbështetje Finansiare për Familjet me Fëmijë.

3. mars 2016.

GJITHNJË E MË SHUMË EMIGRANTË DËSHIROJNË TË KTHEHEN NË SHTËPI

Preshevë – Minitri për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale të Serbisë, Alleksandar Vulin, ka deklaruar se konsiderueshëm është rrit numri i emigrantëve të cilat nga Presheva dëshirojnë të kthehen në Greqi dhe Maqedoni, por edhe në vendet nga të cilat kanë ardhur.

3. mars 2016.

BULLATOVIQ: SHQIPTARËT DUHET TË INTEGROHEN NË INSPEKTORATET REPUBLIKANE

Vrajë – Kryeshefi i Rrethit të Pçinjës, Sllavisha Bullatoviq, ka thënë se shqiptarët duhet të integrohen në inspektoratet republikane, sepse në to është i punësuar vetëm një shqiptar i kësaj pakice kombëtare.

2. mars 2016.

SHËRBIMI NACIONAL PËR PUNËSIM SHPALLË FTESA PUBLIKE/KONKURSE

Vrajë – Shërbimi Nacional për Punësim (SHNP), ka shpallur më 17 shkurt ka shpallur ftesa publike/konkurse për qëllim të realizimit të programit dhe masave të politikës active të punësimit të parashikuara me Programin e Punës së SHNP-së për vitin 2016, ka thënë Vesna Stanojeviq...

2. mars 2016.

TAKIMI I TETË I KËSHILLIT ADMINISTRATIV TË PROGRESIT NË BELLA PALLANKË

Bella Pallankë – Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës përmes Progresit Europian do të siguroj mjete për 57 projekte, me të cilat do të avansohet konkurenca e vetqeverisjeve lokale në juglindje dhe jugperendim të Serbisë, është vendosur në takimin e Këshillit Administrativ të Progresit Europian i cili është mbajtur në Bella Pallankë.

1. mars 2016.

KONKURSI PËR ÇMIMIN ZHANA BORISAVLEVIQ

Fondacioni “Kape jetën”, shpallë konkurs për çmimin Zhana Borisavleviq, për kontributin e zhvillimit të shoqërisë arsimore në të cilën ruhen vlerat njerëzore.

1. mars 2016.

NË PRESHEVË 500 EMIGRANTË TË KTHYER NGA KROACIA

Preshevë – Në Preshevë gjendet rreth 500 emigrantë të kthyer nga Kroacia, ndërsa në kufirin maqedon Tabanoc gjendet qindra refugjatë, ka deklaruar drejtori i Qendrës për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Kërkuesve të Azilit, Radosh Gjuroviq.

«Претходна страна