Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
19. tetor 2016.

FFS KA DHURUAR PAJISJE KLUBEVE TË FEDERATAVE KOMUNALE TË FUTBOLLIT NË RAJONIN JUGLINDOR

Prokuple – Pas vendimit të Këshillit për çështje urgjente për intesifikimin e aksionit për ndarjen e pajisjeve sportive për klubet në tërë Serbinë, pas qëndrimit të mëparshëm në Surçin dhe Luçanima, kur të gjitha ekipet nga ky rajon kanë marrë shuëm pajisje dhe topa, aksioni i FFS vazhdohet edhe në Prokupke, kur të gjithë klubet nga federatat komunale të futbollit në Bllacë, Prokuple, Kurshumli, Zhitoraxhë, Leban dhe Meroshinë, kanë marrë kontigjent të çmueshëm të pajisjeve.

18. tetor 2016.

PËR HERË TË PARË NË KOMUNËN E PRESHEVËS DEBATE PUBLIK PARA MIRATIMIT TË BUXHETIT

Preshevë – Komuna e Preshevës për herë të parë para miratimit të buxhetit për vitin ardhshëm ka organizuar debatin e hapur me qytetarët dhe shfrytëzuesit e buxhetit komunal. Debati duhet të ndihmoj që buxheti për vitin 2017, të jetë më kualitativ dhe transparent nga ai i mëparshëm, ka njoftuar kabineti i kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

18. tetor 2016.

MINISTRI I MBROJTJES NË PRESHEVË ME ARIFIN

Preshevë – Ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq, ka thënë në Preshevë se punë e rëndë e pret këtë komunë në periudhën e ardhshme dhe ka shtuar se ajo posaçërisht i përket në përfundimin e suksseshëm fiscal të komunës.

18. tetor 2016.

PËRFAQËSUESIT E MINISTRISË SË EKONOMISË DHE FONDIT PËR ZHVILLIM TË SERBISË KANË QËNDRUAR NË BUJANOC

Bujanoc – Ndihmësi i ministrit të ekonomisë, Dragan Ugarçiq, sekretari shtetëro në këtë ministri, Millun Trubunac dhe drejtoresha e Fondit Republikan për Zhvillim të Serbisë, Sllagjana Backoviq, në shoqëri të deputetit popullor Nenad Mitroviq, kanë vizituar disa subjekte ekonomike në Bujanoc.

18. tetor 2016.

QEVERIA DO TË NDIHMOJ KOMUNËN E MEDVEGJËS

Medvegjë – Në takimin e kryeministrit Vuçiq dhe ministrave me kryeshefat e pesë rretheve, si edhe me kryetarët e qyteteve dhe komunave të juglindjes së Serbisë, kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, i cili me këtë rast ka theksuar problemin e infrastrukturës në komunën e Medvegjës.

18. tetor 2016.

“DUART E ZELLSHME” NË FILLIM TË NËNTORIT

Bujanoc – Në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, më 7 deri 9 nëntor të këtij viti do të mbahet ekspozita tradicionale “Duart e zellshme”, në të cilën qytetarët e komunës së Bujanocit do të prezentojnë punimet e tyre të dorës.

17. tetor 2016.

VUÇIQI DHE RAMA ME SHQIPTARËT E JUGUT TË SERBISË

Nish – Kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë, Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama janë takuar në Nish me përfaqësuesit e shqiptarëve të jugut të Serbisë me të cilët kanë biseduar rreth përmirësimit të jetesës në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

17. tetor 2016.

MINISTRI I ARSIMIT KA VIZITUAR BUJANOCIN

Bujanoc – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologik në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Mlladen Sharçeviq në Bujanoc, ku pas takimit me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, e ka vizituar edhe Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

17. tetor 2016.

MINISTRI STEFANOVIQ: TË RRITET NUMRI I SHQIPTARËVE NË POLICI

Bujanoc – “Puna e policisë në komunën e Bujanocit në vitin e fundit ka qenë e suksseshme. Të gjitha katër vepra penale janë ndriçuar”, ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i punëve të mbrendshme Nebojsha Stefanoviq, pas përfundimit të vizitës së Stacionit Policor në Bujanoc.

17. tetor 2016.

MINISTRI I MBROJTJES DHE KRYESHEFI I SHTABIT GJENERAL NË FUSHËN E MIRATOCËS

Preshevë – Ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq dhe kryeshefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Lubisha Dikoviq, kanë vizituar Forcat e Përbashkëta të Ushtrisë së Serbisë dhe MPB-ës të angazhuara për sigurimin e kufirit shtetëror në fushëne  Miratocës në afërsi të Preshevës.

«Претходна страна   Следећа страна»