Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
20. tetor 2016.

MINISTRI I ARSIMIT KA PARALAJMRUAR PËRKRAHJEN E FAKULTETIT NË BUJANOC

Bujanoc – Ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik të Serbisë, Mlladen Sharçeviq, ka paralajmruar mbështetje për paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, në të cilin mësimi vijohet në gjuhën serbe dhe shqipe.

20. tetor 2016.

MINISTRI I MINIERAVE DHE ENERGJETIKËS VIZITOI MEDVEGJËN

Medvegjë – Në kuadër të qëndrimit të Qeverisë së Republikës së Serbisë në Nish dhe në jugun e Serbisë, komunën e Medvegjës e ka vizituar ministri i minierave dhe energjetikës në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Alleksandar Antiq.

20. tetor 2016.

BUJANOCI SËSHPEJTI FITON LINJËN E SHPEJTË

Bujanoc – Punimet në rekonstruktuimin e dy pjesëve të rrugës hekurudhore në pjesën jugore të Koridorit europian 10, nga Vrajska Banja deri në Ristoc dhe nga Bujanoca deri në Bukuroc, të cilat kanë filluar në prill të vitit 2016, i ofrohen përfundimit të tyre, ka njoftuar realizuesi i punimeve “RZHD Internacional”.

20. tetor 2016.

KONKURSI PËR LOGON E PROMOVIMIT TË DREJTAVE TË FËMIJËVE

Bujanoc - Incijativa Qyterare shpall konkurs për logon e fushatës, e cila do të merret me promovimin e të drejtave të fëmijëve, Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe Protokollit të Tretë Opsional të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.

20. tetor 2016.

FILLON KONKURSI I ARTIT I PROGRESIT EUROPIAN PËR VITIN 2017

Bujanoc – Programi zhvillor i Progresit Europian ka shpallur konkursin shpërblyes të artit për nxënësit e shkollave të mesme dhe gjimnazeve nga 34 komunat e juglidnjes dhe jugperendimit të Serbisë në temën “Europa: Zgjedhje e guximshme”.

19. tetor 2016.

ËSHTË HAPUR QENDRA PËR PRANIMIN E EMIGRANTËVE NË BUJANOC

Bujanoc – Në Bujanoc është hapur qendra e përkohshme për pranimin e emigrantëve me kapacitet prej 250 persona. Ndodhet në objektin e fabrikës së dikurshme të baterive “DP Svetlost” në Bujanoc, afër autoudhës Shkup-Beograd, në rrugën kryesore që kalojnë emigrantët përmes Serbisë. Hapësira e saj është 2.000 metra katror.

19. tetor 2016.

PRIVATIZIMI I BANJËS SË BUJANOCIT

Bujanoc – Rasim Lajiq, nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i tregëtisë, turizimit dhe telekomunikacionit dhe ministri i shëndetësisë Zllatibor Lonçar, kanë paralajmruar se Banja e Bujanocit do të jetë njëra ndër to për të cilën menjëherë do të iniciohet procedurër për shitje.

19. tetor 2016.

MILLIÇKOVIQ: JANË REGJISTRUAR 58 KALIME TË PALEJUARA KUFITARE DHE KONTRABANDIME ME NJERËZ

Vrajë, Preshevë – Sektretari shtetëror në MPB-ës së Republikës së Serbisë, Milisav Milliçkoviq, në takimin me udhëheqësinë e Administratës Policore në Vrajë dhe kryetarin e këtij qyteti dr Sllobodan Millenkoviq, ka thënë se siguria në shtatë komuna të Rrethit të Pçinjës për këtë vit është stabile.

19. tetor 2016.

KOMUNA E BUJANOC JEP ME QËRA TOKËN BUJQËSORE

Bujanoc – Komuna e Bujanocit ka shpallur shpalljen për grumbullimin e ofertave të shkruara për dhënien me qira dhe në përdorimin e tokës bujqësore në pronësi shtetërore në territorin  e komunës së Bujanocit. Kjo tokë ndohen në 35 komuna katastrale.

19. tetor 2016.

MEDVEGJA: PARAQITJA E OBJEKTEVE TË PALEJUARA DERI MË 10 NËNTOR

Medvegjë – Njoftojmë qytetarët e komunës së Medvegjës që në përputhje me nenin 7 të Ligjit mbi Legalizimin e Objekteve (“Gazeta Zyrtare e RS” nr 96/2015), mund që deri më 10 nëntor të këtij viti, të njoftojnë inspektorin ndërtimor apo kryetarin e komisionit – koordinatorin për regjistrimin e objekteve të palejuara ndërtimore në territorin e komunës së Medvegjës, që kanë objekt të palejuar të ndërtuar.

«Претходна страна   Следећа страна»