Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
23. shtator 2015.

TË RINJËT NGA JUGU NË KONFERENCËN E PAQËS NË AMIEN

Vrajë – Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Paqës, pesë aktivistët e rinj të sektorit joqeveritar nga jugu i Serbisë kanë marrë pjesë në konferencën interkulturore me emrin “Prej kujtuesës deri në paqe” në qytetin francez Amien, ku temë ishte Lufta e Parë Botërore.

23. shtator 2015.

PROJEKTI I RI I ZYRËS PËR TË RINJ

Bujanoc – Zyra për të Rinj e qytetit të Loznicës merrë pjesë në realizimin e projektit “Politikat rinore në jugun e Serbisë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, të cilin e implementon dhe udhëheq organizata “Programi për dijalogun e të rinjëve”, nga Novi Sadi.

23. shtator 2015.

ËSHTË HAPUR KONKURSI I NËNTË I ÇMIMIT VIRTUS – ÇMIMET PËR ATA QË KUJDESEN

Fondacioni Trag, me mbështetjen e Unionit Europian, Fondit Ballkanik për Demokraci dhe në partneritet me USAID-in, më 10 shtator 2015,  ka shpallur konkursin e nëntë për çmimin VIRTUS për filantropi. Konkursi është i hapur për kompanitë vendore dhe të huaja, korporatat, kompanitë publike dhe shtetërore, kompanitë e mesme dhe të vogla, shtëpitë mediatike, fondet dhe fondacionet korperative dhe për personat individual. Organizat jo profitabile, institucionet publike dhe organet shtetërore nuk kanë të drejtë paraqitje, mirëpo kanë të drejtën e nominimit të kandidatëve për çmim. Afati për pranimin e paraqitjeve është 22 tetor 2015.

22. shtator 2015.

EKSPOZITA E PARË E LOPËVE TË RACËS SIMENTALE “BUJANOC 2015“

Bujanoc – Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc, nën patronazhin e vetqeverisjes lokale, organizon ekspozitën e parë të lopëve të racës simentale “Bujanoci 2015”. Ekspozita do të mbahet të shtunën më 26 shtator, në ora 12, në stadionin futbollistik në Levosojë.

22. shtator 2015.

RIPARIME EDHE PËR TRI PJESË TË HEKURUDHËS NË SERBI

Beograd – Kompania “Ifrasruktura Zhelleznica Serbije”, sot me kompaninë ruse “RZHD Interneshell”, do të nënshkruj kontratën për riparimin e tri pjesëve në pjesën jugore të Koridorit 10, me vlerë prej 26,4 milion dollarë, ka njoftuar nga Hekurudhat e Serbisë.

22. shtator 2015.

FLUKSI I EMIGRANTËVE NUK NDALET

Preshevë – Në Preshevë, në 24 orët e fundit kanë arritur më shumë se 4.000 refugjatë nga shetet e Lindjes së Afërt, ndërsa kompetentët kanë apeluar për ndihmë në veshje dhe mbathje të nxehtë.

22. shtator 2015.

SAMITI CHANGEMAKERXCHANGE 2015

Në vazhdë është konkursi për pranimin e pjesëmarrësve të samitit të ri „ChangemakerXchange“, i cili do të mbahet në Staboll, prej datës 9 deri më 13 dhjetor. Qëllimi i këtij samitit është lufta kundërsa papunësisë, ndërsa në te do të mblidhen 25 pjesëmarrës nga Europa, Turqia, Afrika Veriore dhe Lindja e Afërt. Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 shtator 2015.

21. shtator 2015.

INDUSTRIA E DUHANIT NË BUJANOC PËRSËRI NË ANKAND

Bujanoc – Agjensia për Privatizim ka publikuar shpalljen për pjesëmarrje në ankand në të cilën shitet pjesa e kapitalit të AD Industirsë së Duhanit në Bujanoc.

21. shtator 2015.

NUK ZVOGLOHET NUMRI I REFUGJATËVE NË JUGUN E SERBISË

Preshevë – Të dhënat e Kryqit të Kuq në Preshevë thonë se në dy ditë e fundit numri i emigrantëve prej drejtimit të Greqisë, përmes Maqedonisë, në këtë komunë të jugut të Serbisë “ka qenë standard dhe sillet në mes 1.500 deri dy mijë burra, gra dhe fëmijë“. 

21. shtator 2015.

ZYRA PËR BASHKËPUNIM ME SHOQËRINË CIVILE KA KRIJUAR UEB PORTALIN INTERAKTIV – OCDOSKOP

Beograd – Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile ka krijuar ueb portalin interaktiv – OCDoskop, për qëllim të rrijtes së shikimit të sektorit civil në Serbi dhe ofrimit të mundësisë për ogranizatat e shoqërisë civile që publikut të përgjithshëm, donatorëve, sektorit publik, mirëpo edhe njëri tjetrit, t’i tregojnë se kush janë dhe çka punojnë. Këtë portal mund ta vizitoni duke klikuar në këtë adresë: www.ocdoskop.rs

«Претходна страна   Следећа страна»