Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
6. maj 2015.

JANË ARRESTUAR RRETH 140 EMIGRANTË NË BUJANOC

Bujanoc – Në stacionin e autobusave “Nish Ekspres“, në Bujanoc, polica ka arrestuar grupin prej 136 emigrantëve ilegal pa dokumente personale.

6. maj 2015.

AKSIONI HUMANITAR “FËMIJËT PËR FËMIJË”

Medvegjë – Në Medvegjë është mbajtur shfaqja e XII humanitare “Fëmijët për fëmijë”, në organizimin e institucionit parashkollor “Mlladost”, nga kjo komunë. Me këtë rast janë mbledhur 37.890 dinarë nga kontributet në hyrje të Shtëpisë së Kulturës, në të cilin vend është mbajtur edhe shfaqja.

5. maj 2015.

KANË KONTRABANDUAR DUHAN NË KAMIONËT PËR TRANSPORTIN E PEMËVE

Preshevë – Doganierët në vendkalimin kufitar në Preshevë, kanë ndaluar dy tentim kontrabandime të duhanit dhe kanë konfiskuar gati gjysmë toni të këtij malli me akcizë.

5. maj 2015.

PRERJA MASOVIKE E PYLLIT NË PJESËN E MBROJTUR PËRRETH MANASTIRIT TË PROHOR PÇINJËS

Në muajin e fundit masovikisht është duke u prerë pylli në pjesën e mbrojtur përreth manastirit të Prohor Pçinjës, pronë e Dioqezës së Vrajës. Rrjeti i Gjelbërt i Jugut të Serbisë akuzon Dioqezën që pa plan dhe pa leje lejon prerjen e pasurisë së çmuar pyllore, ndërsa nga Dioqeza pohojnë se gjithçka punojnë sipas ligjit dhe se kanë lejet e nevojshme.

4. maj 2015.

PUNËTORËT E RTV BUJANOC - IT NË PENGIMIN E PRIVATIZIMIT DHE SHUARJEN E KËSAJ SHTËPIE MEDIATIKE

Bujanoc – Të punësuarit në Radio Televizionin e Bujanocit, anëtarët e Sindikatës së Gazetarëve (SINOS), kanë dërguar letër të hapur kryetarit të Serbisë, kryetarit të Qeverisë, kryeparlamentares...

4. maj 2015.

TAKIMI PËR 1 MAJ NË FSHATIN TUPALLË

Medvegjë – Në fshatin Tupallë, në komunën e Medvegjës, në të cilin jetojnë shqiptarët, është mbajtur për 1 maj, takimi tradicional i shqiptarëve nga kjo komunë dhe atyrëve të cilët nga kjo komunë kanë shkuar të jetojnë në Kosovë e Metohi, si dhe në diasporë...

4. maj 2015.

NGA FABRIKA “HEBËS”, JANË LIRUAR NGA PUNA 33 PUNËTORË

Bujanoc – Përfaqësuesit e tri sindikatave të fabrikës së ujit mineral “Heba”, në Bujanoc, Sindikatit të Pavarur, sindikatit “Pavarsia” dhe Asociacionit të Sindikatave të Lira dhe të Pavarura, kanë organizuar grevën një orëshe përshkak të paralajmrimit nga udhëheqësia e kësaj fabrike për t`i larguar 33 punëtorë nga kjo kompani...

4. maj 2015.

MË TË KËRKUARIT RADIOLOGËT DHE MATEMATICIENTËT

Vrajë – Në tregun e punës në rrethin e Pçinjës, ekpsertët më të kërkuar janë mjekët – radiologë, si dhe profesorët e matematikës, muzikës dhe historisë...

«Претходна страна