Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
15. prill 2015.

KONKURS PËR SHPËRBLIMIN E UE-SË PËR GAZETARINË HULUMTUESE

Nish – Shkolla e Gazetarisë në Novi Sad ka shpallur konkurs për çmimin e Unionit Europian për gazetari hulumtuese dhe konkursi do të jetë i hapur deri më 13 maj. Për çmimin e UE-së për gazetari hulumtuese mund të paraqiten të gjitha ngjarjet rreth temave shoqërore në lidhje me keqpërdorimin e forcës dhe drejtat themelore të njeriut, korrupcionin dhe krimin e organizuar në Serbi, të cilat janë shpallur apo emituar vitin e kaluar në cilën do medie në Serbi. Fondi shpërblyes në Serbi për vitin 2015, është deri 10.000 euro.

14. prill 2015.

FTESË PËR MEDIA - 14.04.2015

Ju ftojmë që të mërkuren, më 15 prill, t`a përcjellni vizitën e ministreshës së bujqësisë, Snezhana Bogosavleviq Boshkoviq dhe Zoran Stankoviqit, kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që do t`i bëhet komunës së Preshevës.

14. prill 2015.

ËMBËLSIRA NË KËMBIM TË DRESAVE

Beograd – Kur është bërë gati për rrugë për në Preshevë, Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me vete ka marrë edhe disa dhurata të rastit. Në bagazhin e automobilit i ka vendosur 11 komplete të dresave dhe disa topa për klubin futbollistik vendor, duke mos shpresuar se aty do t`a pres një suprizë e vërtetë.

14. prill 2015.

USHTRIMI TAKTIK “MBUROJA SERBE 06” NË BUJANOC

Bujanoc -  Në bazën “Jug” në poligonin “Borovac”, është kryer evalvuimi treditor i trajnimit të njësitit kombësorik të Brigadës së Katërt të Ushtrisë Këmbësorike dhe entit për mbrojtjen e forcave mbrojtëse nga përbërja e Batalionit të Tretë të Policisë Ushtarake për angazhim në misionet e forcave paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

14. prill 2015.

NË RRETHIN E PÇINJËS MË PAK NXËNËS

Vrajë – Numri i nxënësve të cilët shkojnë në shkollat fillore në rrethin e Pçinjës është zvogëluar për 1.000 duke u bazuar në vitin e ardhshëm, ndërsa për 7.612 nxënës më pak bazuar në vitin 2003/2004, tregojnë të dhënat nga Administrata Shkollore e Leskocit në Vrajë.

14. prill 2015.

SHËRBIMI KOMBËTAR PËR PUNËSIM (NSZ) KA SHPALLUR 8 FTESA PUBLIKE DHE 2 KONKURSE PUBLIKE PËR VITIN 2015

Vrajë – Vesna Stanojkoviq, përfaqësuese e  Shërbimit Kombëtar për Punësim (NSZ) në Vrajë, ka prezentuar 8 ftesa publike dhe dy konkurse publike të cilat NSZ-ja i ka shpallur për këtë vit. NSZ ka shpallur konkurse/ftesa publike për qëllim të realizimit të programit dhe masave aktive të politikës të punësimit të parapara në Programin e punës për vitin 2015. Në vazhdë janë konkurset/ftesat publike e ardhshme të NSZ-së:

9. prill 2015.

PROJEKTI PËR 40 KOMPANI TË GRAVE NDËRMARRËSE

Novi Varosh – „Në kuadër të programit të Progresit Europian, projekt i cili i mbulon 34 komuna të Serbisë jugore dhe jugperendimore, 40 projektet më të suksseshme të ndërmarrjeve të grave do të fitojnë nga 10.000 euro për fillimin e biznesit“, ka deklaruar bashkëpuntorja në këtë projekt Ana Nedelkoviq.

9. prill 2015.

BASHKËPUNIMI I KATËR QARQEVE NË SERBINË JUGLINDORE

Leskoc – Kryeshefët e pes qarqeve të Serbisë juglindore në qytetin e Leskocit kanë bisedur për qasjen e përbashkët përmes Qeverisë së Serbisë dhe pjesëmarrjes së përbashkët në projektet e bashkëpunimit jasht kufitar.

8. prill 2015.

SOT ËSHTË DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE

Bujanoc – Romët janë bashkësia e dytë etnike për nga numri në jugun e Serbisë. Përveç asaj, romët me kulturën e tyre të veçantë dhe talenitin e theksuar muzikor kësaj zonë i japin pamje tjetër dhe janë pjesë e pa ndarë e mjedisit kulturor të jugut të Serbisë. Por përsëri faktet tregojnë se ky grup etnik është i neglizhuar në të gjitha segmentet shoqërore dhe jetës publike.

8. prill 2015.

FTESË PENZIONERËVE QË TË PARAQITEN PËR TË SHKUAR MË RAHABILITIMIN FALAS DHJETË DITOR NË NJËRËN NGA 24 BANJA

Fondi Republikan për Sigurim Pensional dhe Invalidor fton penzionerë të cilëve i’u janë pensionet më të vogla se 23.159 dinarë që të lajmërohen për të shkuar në rehabilitimin falas dhjetë ditor në njërën nga 24 banja.

«Претходна страна   Следећа страна»