Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
21. prill 2015.

МОТRAT MEDICINALE MË TË MIRA NGA RRETHI I PÇINJËS

Vrajë – Me rastin e Ditës së Motrave Medicinale, e cila shënohet me 12 maj, Shoqata e Punëtorëve Shëndetësor nga rrethi i Pçinjës i’u ka ndarë punëtorëve shëndetësor nga kjo zonë mirënjohje në formën shenjës së argjendë. Ndarja e mirënjohjeve për këtë vit është organizuar më herët në Kuvendin e Qytetit të Vrajës.

21. prill 2015.

ËSHTË SHËNUAR PËRVJETORI I RËNIES SË USHTARËVE NË FSHATIN LERAN

Preshevë – Në fshatin Leran, në afërsi të Preshevës, është shënuar përvjetori i rënies së shtatë ushtarëve dhe oficerëve, pjesëtarë të Brigadës së 78 të Motorizuar të cilët kanë rënë në bombardimet e NATO-s në vitin 1999.

21. prill 2015.

NË PUSHIM FALAS VETËM ME RAPORTE MJEKËSORE

Beograd – Në pushim falas në 24 banja të Serbisë përmes fondit të PIO-s mund të shkojnë vetëm ata të cilët kanë raporte të mjekut për banjat të cilat i kanë më afër.  

21. prill 2015.

SËSHPEJTI FALIMENTIMI SI ILAÇ PËR RINGJALLJEN E BIZNESIT TË SIPËRMARRJEVE

Beograd – “Qeveria e Serbisë ka planifikuar që vendimi i ri ligjor mbi falimentim, me të cilin do të krijohen kushtet që falimentimi të bëhet ilaç për rimëkëmbjen e biznesit të sipërmarrjeve”, ka deklaruar ministri i ekonomisë, Zhelko Sertiq.

20. prill 2015.

STANKOVIQ DHE FRANKEN RRETH ÇËSHTJES SË EMIGRANTËVE

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sot është takuar me Teo Franken, sekretarin shtetëror për azil dhe emigrim në Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës. Në takimin i cili zgjati rreth një orë është biseduar rreth çështjes së emigrantëve dhe është konstatuar se numri i emigrantëve nga jugu i Serbisë të cilët kanë kërkuar azil politik në vendet e Europës Perendimore jashtëzakonisht ka rënë në vitin 2014.

17. prill 2015.

TRE MILION E GJYSMË EUROT PËR PROJEKTET INFRASTRUKTURORE NË JUGLINDJE DHE JUGPERENDIM TË SERBISË

Në vazhdë është e hapur ftesa për paraqitjen e propozim projekteve të infrastrukturës lokale në 34 komunat në juglindje dhe jugperendim të Serbisë, të cilat përfshijnë edhe komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ndërsa për të cilat Unioni Europian ka ndarë 3,5 milion euro. Selektimi dhe kontraktimi i projekteve do të shpallet përmes Sektorit për kontraktim dhe finansim të programeve nga mjetet e Unionit Europian pranë Ministrisë së Finansave të Qeverisë së Republikës së Serbisë (CFCU), ndërsa në kuadër të programit të PROGRESIT Europian. Ftesa është e hapur der më 28 prill 2015.

17. prill 2015.

JANË ZBULUAR MË SHUMË SE KATËR KILOGRAM HEROINË

Preshevë – në pikën kufitare në Preshevë është ndaluar tentim kontrabandimi i më shumë se katër kilogramëve heroinë, ka njoftuar Admnistrata Doganore.

16. prill 2015.

MINISTRJA E BUJQËSISË ME SIPËRMARRËSIT E PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS

Snezhana Bogosavleviq Boshkoviq, ministre e bujqësisë dhe mbrojtjes së mjedisit dhe kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, dje kanë biseduar me sipërmarrësit dhe përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë rreth rifillimin e prodhimit në thertoren e dikurshme “Jugokop”, punën e inspekcionit veterinarik dhe plasmanit të duhanit nga kjo zonë. 

15. prill 2015.

MASAT E PËRKOHSHME NË MEDVEGJË

Medvegjë – Në Medvegjë as pas pesë anulimeve nuk është mbajtur seanca e njëzetepestë e Kuvendit Komunal, me çka janë arritur kushtet për shpërbërjen e tij dhe zbatimin e masave të përkohshme.

15. prill 2015.

MË SHUMË SHKELJE DEVIZORE GJATË FESTAVE TË PASHKËVE

Preshevë – Doganierët në pikën kufitare në Preshevë, gjatë festave të pashkëve çdo ditë kanë hasur në deviza, kështu që për katër ditë kanë zbuluar katër këso raste, ka njoftuar Administrata Doganore.

«Претходна страна   Следећа страна»