Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
24. prill 2015.

MINIERA “LECE” ËSHTË DHËNË ME QIRA KOMPANISË “LIFE STONE CAPITAL”

Medvegjë – Në takimin e Këshillit të Besueshmëve u mor vendimi për minierën e arit, plumbit dhe zingut “Lece”, që të ipet me qira kompanisë “Life Stone Capital”, nga Dubai.

23. prill 2015.

FAZA E PARË I TRAJNIMEVE PËR MËSUESIT DHE ARSIMTARËT TË CILËT LIGJEROJNË GJUHËN SERBE SI GJUHË JOAMTARE NË SHKOLLA FILLORE NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Shërbimi i trupit Koordinues dhe Ministria e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, për arsimarët dhe mësuesit e shkollave fillore, kanë organizuar fazën e parë të trajnimeve. Mësuesit dhe arsimtarët të cilët ligjërojnë lënëdën e gjuhës serbe si gjuhë joamtare në shkollat fillore tët ë tri komunave, trajnimet i kanë ndjekur në Qendrën regjionale për zhvillim professional të punësuarve në arsim, në Nish, në periudhë prej 15 – 19 prill.

23. prill 2015.

FILLON PAGESA E BURSAVE STUDENTORE DHE KREDITEVE PËR MUAJIN MARS DHE PRILL DHE PAGESA PËR TË PAPUNËSUARIT DHE TË ZHVENDOSURIT PËR MUAJIN MARS

Pagesa e bursave studentore dhe krediteve për muajin mars dhe prill ka filluar më 21 prill. 

Të gjithë studentët të cilët marrin bursa paratë do të i’u jenë dërguar në llogarinë bankare në bankën UniCredit.

23. prill 2015.

PANAIRI I PUNËSIMIT NË NISH – MUNDËSI PËR EKONOMISNT, INFERMIERË, INXHINJERË…

Ata të cilët kërkojnë punë, të martën më 28 prill, mund të vijnë në Panairin e Nishit në Panairin për Punësim dhe mund t’i dorëzojnë biografitë e tyre përfaqësuesëve të 20 punëdhënësëve të cilët ofrojnë më shumë se 200 vende punë për profesione të ndryshme.

23. prill 2015.

HAPJA E MATERNITETIT NË PRESHEVË NË FUND TË MUAJIT

Preshevë – Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, për nisjes e punës në paralelen e jashtëspitalore të maternitetit në Preshevë, është lejuar pranimi i dy mjekëve gjenekolog dhe dhjetë motrave medicinale, me çka janë krijuar kushtet për fillimin e punës së maternitetit, i cili do të vendoset në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.

23. prill 2015.

HAPJA E KALIMIT ADMINISTRATIV NË RRUGËN MEDVEGJË – KAMENICË TË KOSOVËS

Përveç dy vendkalimeve administrative, në Jarinjë dhe Bërnjakë, të cilët egzistojnë në mes të Serbisë qendrore dhe Kosovës e Metohisë, pas dilaogut më të ri në Bruksel, do të hapet edhe vendkalimi i Banjës, i cili gjendet në vendbanimin Izvor, në komunën e Zveçanit.

22. prill 2015.

PËRGJIGJE E MIRË E QYTETARËVE PËR LEGALIZIMIN E ARMËVE

Vrajë, Bujanoc, Preshevë – Përgjigje e mirë e qytetarëve në aksionin për legalizimin e armëve në rrethin e Pçinjës është në nivel të kënaqëshëm, ka deklaruar ispektori për armë i Administratës Policore në Vrajë, Zhizhan Illiq.

22. prill 2015.

MPB: PASIVIZIMI I ADRESËS SË VENDBANIMIT ZBATOHET NË PËR TË GJITHË QYTETARËT

Vranjë, Bujanoc, Preshevë – Gjatë vitit 2014 në selinë e Administratës Policore në Vrajë, si dhe në njësit organizative të saj, janë miratuar gjithsej 264 vendime mbi pasivizimin e adresë së vendbanimeve, po për aq persona.

22. prill 2015.

NË LLOJAN PROTESTË PËRSHKAK TË KALIMIT KUFITAR TË VOGËL

Preshevë, Likovë – Banorët e fshatit Llojan, i cili ndodhet pikërisht në kufirin me Serbisë nga ana e Maqedonisë, në të cilin jetojnë kryesisht shqiptarët, kanë paralajmëruar se do të bllokojnë pikën kufitare të Tabanocit në qoftë se nuk hapet pika e vogël kufitare në mes të fshatit Llojan dhe Miratoc të komunës së Preshevës.

22. prill 2015.

JANË KONFISKUAR 300 PAKO ME CIGARE

Vrajë, Bujanoc – Përfaqësuesit e policies kriminale, të Administratës Policore në Vrajë kanë konfiskuar 3.000 paketa me cigare të prodhimit të huaj pa dokumente përcjellëse.

«Претходна страна   Следећа страна»