Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
25. mars 2015.

PROJEKTI „ZGJEDH ÇKA USHTRON“ NË JUGUN E SERBISË

Federata e Sportit e Serbisë në prill ka vazhduar implementimin e projektit „Zgjedh çka ushtron“, të cilin viteve të fundit ka tërhequr mijëra shkollarë në tërë Serbinë. Projektin e mbështet Ministria e Rinisë dhe Sportit e RS-së.

25. mars 2015.

KONFISKIM I MADH I CIGAREVE

Pjesëtarët e policisë në bashkëpunim me doganierët, në rrugën Vrajë – Leskoc, në Moshtanicë, kanë konfiskuar rreth 150.000 cigare tw llojit “Iv Slim”, me banderola të Kosovës dhe Metohisë dhe tw cilat ishin pa dokumentacionin e duhur, ka njoftuar Administrata Doganore.

25. mars 2015.

VIZITA E MISIONIT TË EKSPERTEVE TË KOMISIONIT EVROPIAN NË REPUBLIKËN E SËRBISË

Me mbledhjen me përfaqësuesit e organeve shtetërore, të hënën me 23 mars, ka filluar vizita njëjavore e misionit të eksperteve të Komisionit Evropian në Republikën e Sërbisë, e cila i dedikohet pakicave nacionale.

Ky takim u dha mundësi institucioneve të Republikës së Sërbisë  që të preyentojn aktivitetet e tyre rreth avancimit të pozitës së pakicave në Sërbi. Sekretari shtetëror i Ministrisë së administratës shtetërore dhe pushtetit lokal Ivan Boshnjak ka thënë që Republika e Sërbisë ka marr masat e nevojshme të cilat mundësojn integrimin e pakicave nacionale duke e ruajtuar dhe kultivuar kulturën dhe traditat e tyre.

Ekspertët iu kanë faleminderuar përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe kanë deklaruar se është me rëndësi që të vazhdohet me realizimin e aktiviteteve në aplikimin e suazave ligjore kur bëhet fjalë për pakicat nacionale.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Shërbimit të Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Mdvegjë, Zyrës për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Ministrisë së administratës shtetërore dhe pushtetit lokale, Ministrisë së drejtësis, Ministrisë së arsimit dhe zhvillimit teknologjik, Ministrisë së kulturës dhe informimit, Administratës për bashkëpunim me kishat dhe bashkësitë fetare, Entit republikan për statistika, Zyrës për integrime evropiane dhe përfaqësuesit e avokatit të popullit. Ekipin i ekspertëve ishte i përbër nga profesori Rajner Hofman dhe Anastasija Krikli, dhe me ta kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Delegacionit të Unionit Evropian Jonalnda San Hose dhe Komisionit Evropian Dita Kudelova i Kloi Lorens Dinsdejl.

Ekipet e misionit të ekspertëve përgjat kësaj jave do të vizitojnë disa prej qyteteve dhe komunave në të cilat jetojnë pjestarët e pakicave nacionale dhe do të bisedojnë me përfaqësuesit e këshillave nacionale të pakicave, e pushteteve lokale, e Qeverisë krahinore si dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile. 

24. mars 2015.

INVESTITORËVE I`U DUHEN RRUGËT DHE HEKURUDHAT E MIRA

Vranjë – Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Majkëll Kirbi ka deklaruar në Vrajë se Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar USAID do të vazhdojë që të finansojë në jug të Serbisë.

24. mars 2015.

JANË ZBULUAR 53 EMIGRANTË ILEGAL, JANË BURGOSUR KONTRABANDUESIT

Nish – Pjesëtarët e MPB-së në Nish kanë zbuluar 53 shtetas të huaj të cilët ilegalisht kanë hyrë në territorin e Serbisë dhe kanë burgosur dy persona për shkak të dyshimit se kanë kontrabanduar njerëz, është kumtuar nga MPB-ja.

24. mars 2015.

FTESË PËR MEDIA - 24.03.2015

Ju ftojmë që të enjten, më 26 mars, në ora 9 e 15 minuta të merrni pjesë në vizitën e  kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, vizitë e cila do t`i bëhet komunës së Preshevës.

23. mars 2015.

NUMRI MË I MADH I QYTETARËVE TË SERBISË KËRKON AZIL NË GJERMANI

Beograd – Qytetarët e Serbisë më së shpeshti kërkojnë azil në Gjermani, ndërsa nga ana tjetër nga fillimi i vitit 6.500 persona kanë shprehur synimin që të kërkojnë azil në Serbi, ka deklaruar ndihmësja e Shërbimit Policor Kufitar, Jellena Vasileviq.

23. mars 2015.

„NITEKS“ SHET NJË PJESË TË SAJ NË MEDVEGJË

Medvegjë - Është nxjerrë në shitje kompleksi i fabrikës së tekstilit në Medvegjë, i cili është në pronësi të industrisë së teksitlit në falimentim, DOO “Niteks”.

23. mars 2015.

SKRININGOMI NË RRETHIN E JABLLANICËS KA ZBULUAR 230 TUMORE NË GJI

Leskoc – Gjatë skriningut të gjirit janë zbuluar 230 tumore në gji në fazën e hershme tek gratë nga territori i gjashtë komunave të rrethit të Jabllanicës.

23. mars 2015.

NË VRANJË ËSHTË HAPUR SHTËPIA E SIGURTË

Vrajë – Ambasadori amerikan në Serbi, Majkëll Kirbi ka hapur zyrtarisht shtëpinë e sigurtë në Vrajë, për gratë dhe fëmijët të cilët janë viktimë e dhunës familjare.

«Претходна страна   Следећа страна»